Rikthimi i E. Selamit ka zemëruar shumë vetë, e nuk ka gëzuar askënd (deri tani)

Postuar në 14 Shkurt, 2013 04:27

Riafrimi i Eduard Selamit (është ai vetë që ofrohet) pranë Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa u vënë re. E vërteta është se në të djathtë nuk ka bëzajtur kush. Madje, gazeta Rilindja Demokratike e djeshme nuk e përmendte fare emrin e Selamit që një natë më parë, në studion e Fevziut, kish bërë një deklaratë dashurie për PD-në e sotme tw Berishës. Vetëm Tritan Shehu ka folur “zyrtarisht”, duke thënë se “PD-ja e mirëpret kontributin e Selamit”. Me shtypin puna ka qenë ndryshe. Gazetat e pavarura që janë rreshtuar djathtas i kanë kushtuar një vëmendje të madhe lajmit “Selami”, duke e përshëndetur kthimin e tij në Tiranë pranë partisë që ka drejtuar më shumë se 15 vite më parë.

Ndërsa në kampin opozitar, apo më saktë antiqeveritar, është shprehur një lloj shock-u prej kësaj ngjarjeje. Blerim Çela, një ish-berishian i zellshëm i konvertuar në anti-berishian po aq i zellshëm, e ka denoncuar këtë rikthim pa dinjitet pranë atyre që e kanë fyer dhe e kanë përzënë. Daut Gumeni i FRD-së bënte ironi në gazetën Dita edhe me Selamin, edhe me Shehin (Dashamir). Ndërsa Shenasi Rama, ish themeluesi i PD-së që nuk ka gjetur paqe asnjëherë me Berishën e me partinë e tij, bënte një shënim të fortë në facebook. E komentonte lajmin të shoqëruar me një pikturë të Rembrandt-it mbi kthimin e djalit plangprishës (është fotoja që shoqëron këtë shënim tonin), dhe aty fliste me tone sarkastike, gjë që dukej qysh në titull: “Kthimi i deputetit të ardhshëm”.

Ndonjë socialist, sidozot Auron Tare, kish lëshuar dhe fyerje në adresë të Selamit. “Legen” e quante ai në profilin e tij në facebook, dhe dukej që ish shumë “i revoltuar dhe i zhgënjyer”. Mirëpo, nuk duket se u takon eksponentëve të PS-së të zhgënjehen nga Selami. E prandaj, ky shpërthim i Tares del disi i pakuptueshëm.

M.N.

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

O Muco, Daut Gumeni na qenka merzitur? Po kush e rruan! Ai dhe FRD ne pranveren e 2012 "futen mik" per te sjelle Selamin ne FRD-ne e sapokrijuar. Dhe po vdisnin per ta marre ne rradhet e tyre. Sepse ky Selami, nje veture shites amerikan, sec ka nje look chic, trendy, te fryre nga gazetaret e majte, ty perfshire ketu, Zaloshnjen perfshire akoma me shume, si clirimtari i madh i humbur i PD-se. Ideja juaj ishte e tipit: po te kishte qene Selami ne PD dhe te mos ta kishin perzene (Zaloshnja betohet mbi bibel qe ishte Meksi qe e perzuri dhe ky ishte edhe motivi i madh i nxehjes se tij me Meksin e shfaqur qarte edhe ne rrjeshtat e kesaj gazete) atehere do ta kishim hedhur kete te tmershmin Sali. Asnje prej jush nuk kuptoi dhe nuk  u bind qe Saliu nuk eshte ky i tmershem qe na duket. E bete te tmershem ju duke folur vetem per te dhe duke i dhene atij cdo merite e cdo problem. Te tjere ne PD nuk kishte. O Saliu o Selami!

Tani qe Selami na u kthye te Saliu, si do vete kjo pune? Po te fillonit me nje mea culpa s'do te ishte keq :) dhe pastaj te analizonit Saliun per ate qe eshte dhe asgje me shume: nje politikan i paafte qe perdor veset primitive shqiptare per te ndenjur ne fuqi me cdo kusht. Mos e quani te afte ashtu sic Zaloshnja quan kingmaker Ilir Meten! Ai eshte thjesht nje njohes i mire i vesevet tona qe nga eksperienca e tij ne kohen e PPSH-se ku pale sa plehra ka njohur e ka thyer. Ju duhet te filloni te njihni edhe Ed Ramen per ate qe eshte nqs doni te dilni nga situata. Sic fryte Ed Selamin njehere e njekohe, ashty fryet ne 8-9 vitet e kaluar mitin e Ed Rames, ketij bosit te tulles ne Tirane. Te gezuar nga paret e tija si dhe nga fascino chic Paris (kush ka qene ne Paris do te thoshte qe nuk e gjeti pallatin me shigjeta asgjekundi por kjo eshte ceshtje prospektive, poshte ures edhe i gjen shigjetat) pranuat qorazi qe ai do te hidhte Berishen. Se si nuk ka rendesi. Ka rendesi qe ky eshte i zgjedhuri. Kur ju thonim ore ky Edi po ia fut kot ju thonit: nuk ka rendesi, te hedhim nje here Saliun pastaj te flasim mbi Edin.

Ka nja tre muaj qe jeni bindur edhe ju me ne fund (une si lexues i rregullt i shtypit socialist e dalloj me ere kur ju jane prere kembet) qe me Edin nuk shkohet kerkundi.

Tani si i behet?

Submitted by dritan (not verified) on

Shenasiu , dauti, blerimi (ushtari corape palare i Berishes se 97,98,99 ) dhe auroni jane nervozuar nga gjesti i Selamit ?? Cfare i bashkon gjithe keto zero majtas e djathtas ? Deshira per te rrezuar Berishen . Ne fakt nuk kane perse habiten sepse Selami eshte larguar me dinjitet kur nuk ka qene dakort me Berishen dhe kurre nuk ka sulmuar as PD as Berishen ne 18 vjet largim sic kane bere keta te tjeret qe nuk kane lene kam pa nderruar e gardh pa kapercyer. Selami rikthehet ne PD se aty e ka vendin. Mendoj se PD duhet te jete e hapur per te sepse te pakten ai nuk ka drejtuar tankset kunder saj dhe nuk ka bere opoziten e opozites ne ditet e saj te zeza.

Submitted by astrit (not verified) on

... e drejte eshte... Selami nuk ka bere revolucion kunder PD-se si Imami dhe as ka arrestuar eksponente te opozites si Ilir Meta... Z. Selami mbase e ka gjetur vendin e vete te lene bosh ne PD - por sa per vlera dhe ditet e zeza te PD-se, me mire le te mos flasim me per to. Vlerat e PD (dhe te te tjereve por meqe po flasim per PD tani) i ka marre lumi prej kohesh. Eksponentet me te sulmuar dhe akuzuarit prej z. Berisha jane bere me te levduarit. Dhe perse ju akuzoni te tjeret per xheste qe kriteri juaj i se vertetes  ne kete koment (z. Berisha) i bene 30 here ne dite?

Perse Shenasiu, Blerimi e Dauti jane "zero majtas djathtas"  ndersa z. Selami eshte me i madh se zero? Argumenti i vetem qe ju jepni ne kete koment eshte se z. Selami nuk ka sulmuar PD dhe Berishen ne 18 vjet - ndersa A. Tare e ka sulmuar. Cfare arsyeje madhore per te levduar integritetin moral dhe intelektual te nje njeriu...

Submitted by dritan (not verified) on

Astrit une nuk dua te bej mbrojtesin dhe as lavderuesin e z Selami por meqe ti do disa krahasime po t'i them. Selami eshte bashkethemelues i PD, ish kryetar i saj dhe eksponent kryesor i levizjes studentore. Politikan i moderuar , i pakonsumuar, pragmatist, qytetar dhe ndoshta rasti i vetem i politikes qe i larguar nga drejtimi i PD ka demostruar dinjitet duke mos e bere te zezen te bardhe dhe te bardhen te zeze sic ndodh rendom ne Shqiperi me njerezit kur prishin mardheniet me formacionin e tyre politik. Ne 97 nuk u be pale me komitetet dhe bandat per hir te karrikes sic bene sh te tjere. Gjate viteve te PD ne opozite nuk e sulmoi ate per te rritur kredot e tij politike sic zgjodhen te bejne sh te tjere.

Auron tare eshte nje zero politike sepse nuk ka ansnje cv -

Blerim Cela eshte nje produkt fshatar fjalimi i vetem te cilit qe mbahet mend eshte qe Amerika organizoi 97

Shenasi Rama --- ish spiun sigurimi me njerez qe kane dale dhe e kane akuzuar drejt per drejt se ka deshmuar kunder tyre ne gjyq

Daut Gumeni - ........ rrezik nuk e njeh as lagjia e vet

Submitted by Anonim (not verified) on

Shoku Ramiz u cua nga varri dhe tha..."Saliu duhet te tregohet me i shkathetttt...cben ai??...nuk e ka thirrur akoma Ed Selamin nga Amerika??...a fitohet  fushata pa figura si ky Ed Selami? Se ne kemi kontigjente sa te duash...nga Amerika deri ne Australi..."

Djemte me pardersy gri te shokut Ramiz, “mishin ta hane por kocken ta ruajne ama”…Kot nuk i kishte seleksionuar me kujdes shoku Ramiz ne dhjetor 1990 : Ed Selamin, Saliun, Azemin, Gramozin, e disa kokrra te tjere “intelektualesh’ qe do na sillnin “ramizo-salio-kracine”. Tashti Selami erdhi te lepije ndonje nje kocke, sepse Saliu i mban premtimet e dhena ndaj shokut Ramiz…E lum ky vend per keta djem me pardesy gri…

Submitted by Anonim (not verified) on

Debilët po kthehen. Meta, Nano, Isami, Selami ........... Po kthehen që t'i vënë një patericë ngrehinës së zezë të Berishës. Po vijnë që t'ia zgjasin agoninë demokracisë shqiptare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.