Spahiu: Berisha kujton se mbron pakicat duke mbrojtur “tregëtarët e eshtrave”

Postuar në 16 Shkurt, 2013 07:43

 

Në një artikull të sotëm te Shqip, Kreshnik Spahiu, akuzon Berishën si “pro-amerikan part-time” dhe e akuzon se ai po mbron “tregëtarë eshtrash”. Ja një pjesë nga shkrimi:

Fqinjësia e mirë nuk mund të aplikohet duke sponsorizuar drejtuesit e partisë naziste të “Agimit të Artë” në Shqipëri dhe respekti ndaj minoriteteve nuk është duke rritur artificialisht numrin me shqiptarë që për një pension 330 euro kanë ndryshuar përkatësinë etnike, por duke garantuar një shtet ligjor të fortë dhe standarde demokratike… Të drejtat e pakicave nuk mbrohen duke mbrojtur tregtarë eshtrash, individë si Naum Disho që zhvarrosin të parët tanë dhe varret e shqiptarëve duke i shndërruar në varreza të ushtarëve grekë. Të drejtat e pakicave mbrohen duke respektuar historinë dhe kulturën, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe jo duke nxitur konflikte dhe urrejtje me aksione dhe veprime që tensionojnë dhe sensibilizojnë me urrejtje shtresa të ndryshme të popullsisë. Paqja dhe stabiliteti janë parësorë dhe ato duhet të sigurohen nga ndryshimi i regjimeve politike duke larguar elitat politike të korruptuara.

k.c.

I plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/16/sali-berisha-proamerikani-part-time/

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Ky Sahi ose nuk eshte mire nga trute e kokes ose jeton ne ndonje univers paralel. Sali Berisha e katandisi minoritetin si kokoshin nje thele me rregjitrimet e tij fallco, ky thote qe e riti!!! Berisha nuk i ka pasur ndonjehere punet me Greqine me keq sa sa sot, ky thote qe i financon. Kaq te nevojshme e ka ky njeri te flase keq per greqine sa qe nuk kupton me se çfare thote realisht, vetem te flase keq, qofte edhe pa kutim.&nbsp;&nbsp;</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>çdo fjale e keqe e qeveritarve shqiptar ne Tirane kunder Greqise, randon mbi emigrantet shqiptar ne Greqi.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.