Zaloshnja për Selamin: Në vendin e duhur, por në kohën e gabuar

Para zgjedhjeve të vitit 2005, Eduard Zaloshnja ka shkruar shpesh për një rikthim aktiv të Eduard Selamit në PD. Dje ai u pyet në emisionin “Tonight me Ilva Taren” rreth deklaratës së para disa ditëve të Selamit për rikthimin e tij aktual te PD-ja. Zaloshnja sqaroi se në vitin 2005 e shihte si një domosdoshmëri rotacionin politik, sepse PS-ja kishte 8 vjet në pushtet dhe perceptimi i publikut për korrupsionin e qeverisë Nano kishte arritur nivele rekord. Për këtë arsye, ai kishte nxitur publikisht e privatisht Selamin që të kontribuonte për rotacionin e pushtetit, me një kthim te PD-ja, ashtu siç po bënin edhe shumë themelues të tjerë të PD-së.
“Kam bindjen se Shqipëria ka nevojë për rotacion politik të paktën çdo 8 vjet,” tha Zaloshnja dhe shtoi se Selami po vjen të ndihmojë PD-në me 8 vjet vonesë, kur qeverisja aktuale e Berishës po i ngjan qeverisjes së Nanos në 2005-ën.
E.G.
Comments
Shqiperia ka nevoje per ide

Shqiperia ka nevoje per ide te reja dhe njerez te rinj.

Nqs ka nje gje qe na e ka treguar historia e 22 viteve te fundit eshte se z. Berisha ndjek thjesht instinktin dhe mendimin e vet (te mire a te keq nuk po e diskutoj ketu). Z. Selami me kthimin e tij duhet te zgjedhe nje prej dy opsioneve te vetme te mundeshme: 1) Ose qe eshte dakord me cfare perfaqeson z. Berisha dhe pranon se ikja e tij nga Shqiperia nuk ka patur ate te drejte qe mendohej dikur se kishte, ose 2) z. Berisha ka ndryshuar dhe tani eshte permiresuar.

Opsionin e dyte e kane zgjedhur jo pak njerez: D. Shehu se fundi, por me perpara tij Imami, Pashko, Ceka dhe shume te tjere. Eshte prerogativa e z. Selamit te beje zgjedhjet e veta, por "Berisha ka ndryshuar" nuk eshte fare nje ide e re ne Shqiperi, perkundrazi ka gati 10 vjet qe degjohet.

Z. Selami keshtu nuk po na thote asgje te re - dhe eshte prerogativa ime dhe e shume shqiptareve te tjere qe te kerkojme ide te reja ne politiken dhe shoqerine tone.

Nano eshte e vertete qe ishte

Nano eshte e vertete qe ishte tip politikani liberal,por dembel,bile ishte liberal se ishte dembel,pooooooooor,ai nuk ishte kriminel.Nuk u ndot me gjak nese u ndot me korrupsion.

Nano eshte e vertete qe ishte

Nano eshte e vertete qe ishte tip politikani liberal,por dembel,bile ishte liberal se ishte dembel,pooooooooor,ai nuk ishte kriminel.Nuk u ndot me gjak nese u ndot me korrupsion.Prandaj mos krahaso Berishen me Nanon zoti Zaloshnja.

Per Emgrantin e trullosur:

Per Emgrantin e trullosur: Nano ishte kriminel, ka shkelur edhe njerez me makinen e tij tek rruga e bllokut ne durres (ajo qe lidh Ilirine me Plepat), ka bashepunuar me vrasesit me te medhenj te 1997, ka strehuar disa prej tyre, ca te tjere i ka emeruar shef komisariati. Eshte tregtari me i madh i qenieve njerezore (kurdeve e kinezeve pas shqiptareve).

Keshtu qe nuk ia vlen te tentojme ti krahasojme Berishen me Nanon, sepse duket sipur po nxjerrim njerin me te mire se tjetri, kur ne fakt jane super plehra.

Per Astrit: te lutem me jep receten e njerezve te rinj! Sepse eshte pikerisht kjo formula qe ka perdorur Sala dhe Nano cdo here qe i eshte dashur. Ne kete menyre krijuan qeverine e bashkimit kombetar me 1997 dhe e pame si shkoi muhabeti. Eshte e njejta qeveri qe beri amnistine (me njeriun e ri Spartak Ngjela dhe njeriun e ri Sali Berisha) e atij viti dhe bllokoi ne njefare menyre historine mbi rremuajt e marsit 1997.

Per Zaloshnjen: a nuk do te ishte me mire te kerkonim zgjedhje te lira dhe pastaj te vendose populli shqiptar ze ke zgjedh? Nga e ke kopjuar kete idene e rotacionit? A nuk e ndjen gabimin ne arsyetim sidomos kur justifikon kthimin e njerezve me rotacionin politik? Dmth edhe Sala me Boden e Rulin e plot te tjere mund te shpresojne te kthehen ne 2021 nqs humbin kesaj rradhe ne qershor (e shoh te veshtire ne cdo rast kur mendoj se kush eshte Rama e kush e keshillon Ramen)? Pse nuk respektoni demokracine dhe menyren e saj te te funksionuarit: cdo kush ka te drejte te zgjidhet! Nqs Selami deshiron te kthehet me Berishen sot eshte e drejta e tij! Ajo qe ti duhet te analizosh si analist qe pretendon se je eshte aspekti politik i ketij kthimi. Si dhe vertetesine qe mban ky kthim. Dmth, na ishte thene (qofte edhe pafund prej teje personalisht) qe Selami misheronte te ardhmen e PD-se si personi me i kualifikuar dhe me i paster. A je me i ketij mendimi pas kthimit te tij tek Sala? A e quan te moralshme kthimin e tij tek Sala?

Keto jane pyetje qe kane rendesi te analizohen! Jo rotacioni shqiptar i shpikur me qellim prej jush!

Dhe je qe je, na thuaj edhe ndonje fjale edhe per kthimin e Dash Shehit. Nqs memorja nuk me gabon ky e nisi ikjen e tij nga PD naten e referendumit te humbur ne 1994, ashtu si plot te tjere prej jush. Dashi e mbaroi ikjen e tij ne shkurt 1997. Dhe tani me ne fund kthehet. Per nje post deputeti! Ky eshte nje prej figurave me shume te lavderuara prej teje. Ke ndonje gje per te shtuar?

Beni gabim qe i shikoni keto

Beni gabim qe i shikoni keto rikthime nen lente deterministike. Ne kete rast, ai shpreh vetem deshiren e tij, se sa do te jet i afte te ndryshoje ajo eshte pune per te pare. Une personalsihte nuk e mbaj shpresen vecanerishte tek njereyit evecante. Ketu problemi eshte sistemi. Dhe deri me tani asnje nuk po analiyon sistemin dhe zgjidhjet qe opozita ofron per 2008.

Shoku Ramiz u cua nga varri

Shoku Ramiz u cua nga varri dhe tha…”Saliu duhet te tregohet me i shkathetttt…cben ai??…nuk e ka thirrur akoma Ed Selamin nga Amerika??…a fitohet fushata pa figura si ky Ed Selami? Se ne kemi kontigjente sa te duash…nga Amerika deri ne Australi…”

Add new comment