A duhet t’i kërkojë Shqipëria 100 milionë $ Patton Boggs-it për dështimin me Albpetrolin

Postuar në 16 Shkurt, 2013 05:35

Në një opinion te Dita e sotme Genc Burimi ngre një pyetje të fortë: “A duhet t’i kërkojë Shqipëria 100 milionë $ Patton Boggs-it për dështimin me Albpetrolin?” Ai shpjegon që Albpetroli do të shitet për një copë bukë dhe pyet, a mos qe kjo historia e Vetro Energy një farsë? Sepse ai “desh” u shit për 1 miliardë, po nuk u shit. A mos është çmimi që Patton Boggs i vuri Albpetrolit prej 300 milionë eurosh një çmim miqsh? Ai parashtron dy mundësi, që “ose po fitohej kohë që Bankers Petroleum të mund të mblidhte 300 milionë për ta blerë Albpetrolin, në momentin kur Vetro të tërhiqej, siç po ndodh. Ose, kjo ofertë “1 miliardëshe” u bë kot, kasten, në mënyrë që ditën kur kjo ofertë të anullohej, shqiptarët të ishin dhe të kënaqur me kockën prej ‘330 milionë euro’ që do të na japë kompania kineze, e dyta në ankand por që do të skarcohet. Pastaj i vjen rradha si rastësisht Bankers Petroleum...” për të cilën Burimi argumenton se erdhën me duar në xhepa në Shqipëri dhe u bënë të pasur me naftën shqiptare (415 milionë në vit).

Për t’u kthyer te Patton Boggs, e punësuar për të mbrojtur interesat shqiptare, kjo firmë konsulente amerikane duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e Vetro-s, për të cilin ajo u bë garant. Burimi kërkon që ajo të hidhet në gjyq, t’i merren 100 milionë $ që na takojnë me ligj dhe të shpallet non-grata.  Madje, çudia është që Patton Boggs jo vetëm nuk paguan asnjë gjobë, por punësohet për aventura të tjera ekonomike të qeverisë shqiptare. Ajo ka akoma në dorë privatizimin e Albpetrolit. Burimi kërkon që Prokuroria ta hedhë në gjyq ose për sabotim, ose për mashtrim ose për mungesë kompetence me pasoja për ekonominë shqiptare.

k.c.

 

i plotë

http://gazetadita.al/a-duhet-ti-kerkoje-shqiperia-100-milione-patton-bogsit-per-deshtimin-me-albpetrolin/

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Dy shprehje te perditeshme do te shtoja ;</p><p>Genc Burimit &nbsp;i pifsha dolline ,</p><p>Qeverise i hengsha hallven me 23 &nbsp;Qershor &nbsp;</p><p>Por qeveria ka nje &nbsp;borxh te madh qe duhet ta laja deri sa t&#39;i dale fryma ,sepse nuk eshte vetem Albpetroli jane me dhjetra te tjere qe duhet te shlyeje per kete popull.Armo ,koncensionet ,rruget sheshet e prishura me lekun e popullit e te ndertuara po me lekun e popullit ,hidrocentralet e shitura etj etj etj ...e sa e sa te tjera qe jane thene e sterthene ..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.