Berisha, Enveri, Zogu, “Kongresi i Lushnjës” dhe fraza “ne do ta shqyrtojmë...”

Në Lushnje, Berisha i është rikthyer Kongresit të Lushnjës, një ngjarje që e shpëton nga makthi i 21 janarit, vetëm për faktin që mund ta përdorë për “hije” festive. Ai tha:
“Të flasim haptas, Kongresi i Lushnjes e meriton 100% të jetë festë kombëtare, por dhe kjo nuk ka pengesë për të ndodhur, por i vetmi problem për ne është që fatkeqësisht jemi të detyruar të kemi festa kombëtare më shumë se të tjerët. Mirëpo ditët e shumta të pushimit rëndojnë mjaft sipërmarrjen private, jopublike. Ne do e shqyrtojmë me shumë vëmendje dhe do gjejmë një zgjidhje. Sepse ngjarja është absolutisht mrekullia shqiptare. Është bërë një përpjekje e madhe në ato data ndaj meriton ta vëmë në piedestal. U la në hije se aty kishte luajtur një rol thelbësor Zogu, që kishte pjesë të rëndësishme si ministër i Brendshëm. Enver Hoxha e vështroi gjithë këtë në këtë kontekst. Por shqiptarët e kanë të qartë se kjo është ngjarje më madhore në historinë tonë kombëtare”.
Interesante është që ai thotë “ne...”. Kë të ketë në mend? Ai dhe kush tjetër? Ai dhe Selami? Ai dhe PD-ja? Ai dhe Akademia e Shkencave? Ai dhe Nishani? Apo ai... dhe historia që po e shkruan vetë?
k.c.
Add new comment