Shinasi Rama flet për triumfin e katundarisë: një shtet katundar, me një kapitalizëm katundar, me parti katundare

Në një intervistë të gjatë me Ben Andonin te Revista ‘Java’, Shinasi Rama, një nga inisiatorët e Lëvizjes së Dhetorit dhe aktualisht profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Nju Jorkut në ShBA, flet për shkretëtirën morale në të cilën ësëht shndërruar Shqipëria. Ai përdor termin “katundar” për t’iu referuar shumë zhvillimeve të këtyre viteve, sociale e politike. Kështu, pasi konsideron se të vetmet zgjedhje demokratike në Shqipëri kanë qenë ato të 31 Marsit 1991, ai thotë: “Mbas atyre zgjedhjeve, zgjedhjet kanë qenë vetëm e vetëm përplasje të strukturave të drejtuar nga katundarë, në bazë të parimeve katundare, dhe me objektivat e mbrojtjes së interesave të katundeve respektive përmes manipulimit dhe vjedhjes së votave.” Më tej vazhdon se “kjo që ka ndodhur gjatë këtyre 22 vjetëve është thjesht triumfi i katundarisë, i mendësisë katundare të manipuluar nga paria e Tiranës, nuk është demokracia e vërtetë.”
Kur flet për dosjet, ai konsideron se shteti komunist ishte një shtet i deformuar moralisht, por nga ana teknike, e administrimit, survejimit, kontrollit të funksionimit ishte një shtet shumë modern. “Mirëpo, ky sistem modern i njëanshëm u vendos mbi një shoqëri katundare. Sistemi u shemb, katundarët mbetën e dolën në krye të shtetit, dhe bënë një shtet katundar, me një kapitalizëm katundar, me parti katundare dhe me një sistem vlerash e propagande të denjë për katundarët. Tashti, në një shoqëri katundare siç jemi ne, dosjet janë bomba bërthamore.” Rama, konsideron se dosjet “janë përdorur e do të përdoren nga katundarët në pushtet e në opozitë për arritjen e qëllimeve të klaneve respektive katundare dhe për shkatërrimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare.”
k.c.
Comments
Më se e drejtë por ske çbënë

Më se e drejtë por ske çbënë kur 75% e shoqërisë është katundare dhe nga bjeskët e nëmuna

Kam respekt per katundaret,

Kam respekt per katundaret, banore te katundeve, sepse dhe une nje pinjoll katundi jam , anipse se ku jetoj sot. Katundaret ka qene e ne mos eshte akoma pjese dermuese e vatanit tone. ( Ej, te bej nje pyetje ?! Edhe ky Rama mos eshte katundar, madje sterkatundar ?!)

Ej, furxhiu furxhi mbetet, pavaresisht se fut e nxjerr lopaten me tepsi te formave te ndryshme me brum ne furr, buka e njejte eshte vetem forma i ndryshon.

T'ju them dicka ?!...Kur isha ne Ejfel e shikoja poshte...banesat me dukeshin si kuti shkrepsesh e njerezit qe leviznin si milingona...

T'ju them akoma ?!...Lere per here tjeter...

Mos e ngaterro konceptin
Mos e ngaterro konceptin "katundar" me ate "fshatar". Katundar perdoret me kuptimin joqytetar, i paqyteruar, qe nuk pranon te jete pjese e nje shoqerie qe funksionon dhe i neshtrohet rregullave shoqerore etj.
Fshatar eshte banor i fshatit dhe nuk ka te beje aspak me kuptimin e katundarit qe perdor Prof. Rama.
Referoju fjalorit te gjuhes

Referoju fjalorit te gjuhes shqipe ; se ate 'amerikane' nuk e di.

Shiko pak pertej

Shiko pak pertej hundes....termi katundar perdoret per tju referuar injorances dhe injoranteve, njerezve pa moral, pa dinjitet.

E dime shume mire se cfare thote fjalori, por referoju kuptimit qe kesaj fjale i kane thene masat gjate ketyre viteve.

Kam patur respekt per njerez

Kam patur respekt per njerez si ky i dhjetortr, por duket se koha ben te veten dhe kane nisur t'u shfaqen probleme seniliteti, realiteti behet shume kompleks dhe keta vazhdojne te gjykojne si atehere kur thyenin xhamat e dritareve te shkolles me gure.

Une mendoj 100% si ky lart e

Une mendoj 100% si ky lart e megjithate, duke qene qytetar, nuk i kam thyer kurre xhamat e shkolles me gure !

Jma i sigurt se 70% te lexuesve i djeg konstatimi i Sh.Rames.

O Leonardo, por cfare ben

O Leonardo, por cfare ben a derezi njehere e fute veten tek shtupat dhe nje here tek katundaret sa here qe flet ky Shinasiu si ka mundesi qe sa here qe flet ky ti i jep te drejte? Po ta pyesesh kete Shinason qe ti e paske kaq qejf dhe qe po na jep kaq intervista duke share para e prapa se nga e ka prejardhjen padyshim qe do e kete nga fshati si te gjithe ne. Sa per katundaret ky Shinasua mos ta kete kaq merak pse drejtojne sepse eshte ne te drejten e cdo njeriu brenda aftesive te tij te udheheqe dhe te vihet ne poste drejtuese. Pse eshte profesor ky ska te drejte ta quaj veten qytetar sepse qytetarllekun nuk ta jep prejardhja por kultura e secilit. Mund te jesh nga qyteti dhe mund te jesh edhe rrote ka..i si puna e ketij. Ketij i paska djegur kjo puna e dosjeve sepse ne nje koment te bere nga nje lexues te nje artikulli ku ky fliste keq per Eduart Selamin komentuesi thoshte per kete qe ka qene spiun i sigurimit dhe bente thirje qe te hapej dosja e ketij Shinasos. Sic duket tani qe jane afer zgjedhjet ish sigurimi i shtetit po aktivizon ishat e tij dhe ky si ushtar i bindur qe eshte po e ben punen shume mire por harron qe i shari eshte i share. Prandaj edhe ju te Respublikes boll me keta individe qe nuk thone asnje gje te re. Ky vend ka nevoje per njerez qe te kontribojne me vepra dhe jo per persona si puna e ketij debili.

Eshte e çuditshme se si me

Eshte e çuditshme se si me kater fjali mund te perkufizohet kaq bukur dhe fort kronika e 22 vjeteve te fundit te shtetit shqiptar sot. I ka thene te gjitha, ose ndryshe i ka rene pikes. Mendoj se kur flet per "katunar" e perdor ne kuptimin e te trashit, te pazhvilluarit, egersires se paqyteteruar, qe duhet dalluar nga fshatari qe punon, prodhon, perparon veten dhe kombin. Njelloj kur perdoret termi shpellar apo malok, si term perçmues ndaj disa karakteristikave te nje pjese te prapambetur te shoqerise shqiptare qe nuk ka asgje te perbashket me termin malesor.

Add new comment