Shinasi Rama flet për triumfin e katundarisë: një shtet katundar, me një kapitalizëm katundar, me parti katundare

Në një intervistë të gjatë me Ben Andonin te Revista ‘Java’, Shinasi Rama, një nga inisiatorët e Lëvizjes së Dhetorit dhe aktualisht profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Nju Jorkut në ShBA, flet për shkretëtirën morale në të cilën ësëht shndërruar Shqipëria. Ai përdor termin “katundar” për t’iu referuar shumë zhvillimeve të këtyre viteve, sociale e politike. Kështu, pasi konsideron se të vetmet zgjedhje demokratike në Shqipëri kanë qenë ato të 31 Marsit 1991, ai thotë: “Mbas atyre zgjedhjeve, zgjedhjet kanë qenë vetëm e vetëm përplasje të strukturave të drejtuar nga katundarë, në bazë të parimeve katundare, dhe me objektivat e mbrojtjes së interesave të katundeve respektive përmes manipulimit dhe vjedhjes së votave.” Më tej vazhdon se “kjo që ka ndodhur gjatë këtyre 22 vjetëve është thjesht triumfi i katundarisë, i mendësisë katundare të manipuluar nga paria e Tiranës, nuk është demokracia e vërtetë.”
Kur flet për dosjet, ai konsideron se shteti komunist ishte një shtet i deformuar moralisht, por nga ana teknike, e administrimit, survejimit, kontrollit të funksionimit ishte një shtet shumë modern. “Mirëpo, ky sistem modern i njëanshëm u vendos mbi një shoqëri katundare. Sistemi u shemb, katundarët mbetën e dolën në krye të shtetit, dhe bënë një shtet katundar, me një kapitalizëm katundar, me parti katundare dhe me një sistem vlerash e propagande të denjë për katundarët. Tashti, në një shoqëri katundare siç jemi ne, dosjet janë bomba bërthamore.” Rama, konsideron se dosjet “janë përdorur e do të përdoren nga katundarët në pushtet e në opozitë për arritjen e qëllimeve të klaneve respektive katundare dhe për shkatërrimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare.”
k.c.

Comments
Më se e drejtë por ske çbënë

Më se e drejtë por ske çbënë kur 75% e shoqërisë është katundare dhe nga bjeskët e nëmuna

Kam respekt per katundaret,

Kam respekt per katundaret, banore te katundeve, sepse dhe une nje pinjoll katundi jam , anipse se ku jetoj sot. Katundaret ka qene e ne mos eshte akoma pjese dermuese e vatanit tone. ( Ej, te bej nje pyetje ?! Edhe ky Rama mos eshte katundar, madje sterkatundar ?!)

Ej, furxhiu furxhi mbetet, pavaresisht se fut e nxjerr lopaten me tepsi te formave te ndryshme me brum ne furr, buka e njejte eshte vetem forma i ndryshon.

T'ju them dicka ?!...Kur isha ne Ejfel e shikoja poshte...banesat me dukeshin si kuti shkrepsesh e njerezit qe leviznin si milingona...

T'ju them akoma ?!...Lere per here tjeter...

Mos e ngaterro konceptin
Mos e ngaterro konceptin "katundar" me ate "fshatar". Katundar perdoret me kuptimin joqytetar, i paqyteruar, qe nuk pranon te jete pjese e nje shoqerie qe funksionon dhe i neshtrohet rregullave shoqerore etj.
Fshatar eshte banor i fshatit dhe nuk ka te beje aspak me kuptimin e katundarit qe perdor Prof. Rama.
Referoju fjalorit te gjuhes

Referoju fjalorit te gjuhes shqipe ; se ate 'amerikane' nuk e di.

Shiko pak pertej

Shiko pak pertej hundes....termi katundar perdoret per tju referuar injorances dhe injoranteve, njerezve pa moral, pa dinjitet.

E dime shume mire se cfare thote fjalori, por referoju kuptimit qe kesaj fjale i kane thene masat gjate ketyre viteve.

Kam patur respekt per njerez

Kam patur respekt per njerez si ky i dhjetortr, por duket se koha ben te veten dhe kane nisur t'u shfaqen probleme seniliteti, realiteti behet shume kompleks dhe keta vazhdojne te gjykojne si atehere kur thyenin xhamat e dritareve te shkolles me gure.

Une mendoj 100% si ky lart e

Une mendoj 100% si ky lart  e megjithate, duke qene qytetar, nuk i kam thyer kurre xhamat e shkolles me gure !

Jma i sigurt se 70% te lexuesve i djeg konstatimi i Sh.Rames.

O Leonardo, por cfare ben

O  Leonardo, por  cfare  ben  a  derezi  njehere  e  fute  veten  tek  shtupat  dhe  nje  here  tek  katundaret  sa  here  qe  flet  ky  Shinasiu  si  ka  mundesi  qe  sa  here  qe  flet  ky  ti  i  jep  te  drejte? Po  ta  pyesesh  kete  Shinason  qe  ti  e  paske  kaq  qejf  dhe  qe  po  na  jep  kaq  intervista  duke  share  para  e  prapa  se  nga  e  ka  prejardhjen  padyshim  qe  do  e  kete  nga  fshati  si  te  gjithe  ne. Sa  per  katundaret  ky  Shinasua  mos  ta  kete  kaq  merak  pse  drejtojne  sepse  eshte  ne  te  drejten  e  cdo  njeriu  brenda  aftesive  te  tij  te  udheheqe  dhe  te  vihet  ne  poste  drejtuese. Pse  eshte  profesor  ky  ska  te  drejte  ta  quaj  veten  qytetar  sepse  qytetarllekun  nuk  ta  jep  prejardhja  por  kultura  e  secilit. Mund  te  jesh  nga  qyteti  dhe  mund  te  jesh  edhe  rrote  ka..i  si  puna  e  ketij.  Ketij  i  paska  djegur  kjo  puna  e  dosjeve  sepse  ne  nje  koment  te  bere  nga  nje  lexues  te  nje  artikulli  ku  ky  fliste  keq  per  Eduart  Selamin komentuesi  thoshte  per  kete  qe  ka  qene  spiun  i  sigurimit  dhe  bente  thirje  qe  te  hapej  dosja  e  ketij  Shinasos. Sic  duket  tani  qe  jane  afer  zgjedhjet  ish  sigurimi  i  shtetit  po  aktivizon  ishat  e  tij  dhe  ky  si  ushtar  i  bindur  qe  eshte  po  e  ben  punen  shume  mire  por  harron  qe  i  shari  eshte  i  share. Prandaj  edhe  ju  te  Respublikes  boll  me  keta  individe  qe  nuk  thone  asnje  gje  te  re. Ky  vend  ka  nevoje  per  njerez  qe  te  kontribojne  me  vepra  dhe  jo  per  persona  si  puna  e  ketij  debili.

Eshte e çuditshme se si me

Eshte e çuditshme se si me kater fjali mund te perkufizohet kaq bukur dhe fort kronika e 22 vjeteve te fundit te shtetit shqiptar sot. I ka thene te gjitha, ose ndryshe i ka rene pikes. Mendoj se kur flet per "katunar" e perdor ne kuptimin e te trashit, te pazhvilluarit, egersires se paqyteteruar, qe duhet dalluar nga fshatari qe punon, prodhon, perparon veten dhe kombin. Njelloj kur perdoret termi shpellar apo malok, si term perçmues ndaj disa karakteristikave te nje pjese te prapambetur te shoqerise shqiptare qe nuk ka asgje te perbashket me termin malesor.

Add new comment