WP: Kongresmenëve u paguhen udhëtimet (dhe kthehen me ide lobistësh)

Sipas gazetës Washington Post disa anëtarë të Kongresit amerikan dhe stafet e tyre bëjnë udhëtime jashtë vendit të financuara nga Kina ose qeveri të tjera pritëse. Sipas gazetës, një studim tregon se në vitin 2011, pati 21 ligjvënës amerikanë që bënë udhëtime të financuara nga qeveri të huaja, shifër kjo dy herë më e madhe se sa në vitet e mëparshme. Gazeta thotë se mes viteve 2005 dhe 2011, stafet e ligjvënësve kryen rreth 800 udhëtime falas.
Organizatorët thonë se udhëtimet e paguara janë një mënyrë e rëndësishme që stafet të vizitojnë vende të ndryshme pa u bërë barrë për taksapaguesit. Por gazeta Washington Post ve në dukje se mes viteve 2008 dhe 2010, stafet që realizuan udhëtime të financuara nga qeveri të huaja u kontaktuan mëse 200 herë nga lobistët e vendeve ku shkuan. Lobistët u kërkuan atyre të diskutonin për ligje ose për çështje që kishin të bënin me tregtinë dhe marrëdhëniet me jashtë - njofton VOA.
Add new comment