Eksperti...

Televizioni informativ A1 Report ka transmetuar pamjet filmike të akt-ekspertizës së kryer nga eksperti Ndoc Çardaku në rrobat e Ziver Veizit, i cili u vra nga gardisti Llupo në protestën e 21 Janarit. Në video shikohet momenti i akt-ekspertimi për të cilin prokurorët akuzojnë ekspertin Ndoc Çardaku. Prokuroria e akuzon Çardakun se ka vendosur vetë dy copëzat e ashklave të drunjta në këmishën e Ziverit, duke i nxjerrë më pas si prova materiale.
Raporton televizioni A1: “Fillimisht pamjet tregojnë momentin kur eksperti Ndoc Çardaku ka identifikuar ku është ashkla dhe ka bërë lëvizjen e saj drejt vrimës dhe e lëviz me doreza për arsyen se ashkla e drurit është e vështirë për t’u lëvizur me gishtërinj. Më pas e eksperti kriminalist kërkon klemën në përfundim për të hequr ashklën nga këmisha e të ndjerit Ziver Veizi. I ftuar në studion e lajmeve të televizionit A1 Report gazetari investigativ, Artan Hoxha risolli në kujtesë edhe një moment tjetër manipulimi skandaloz me krimin e 21 janarit: deklaratën e mjekut të Spitalit Ushtarak pasi u mësua për vrasjet e 21 Janarit (në vrimat hyrëse të të tre viktimave ka pasur djegie dhe gjurmë baruti, çka tregon se vrasjet janë bërë nga afër).
Gjatë ekspertimit, video ka momente të turbullta të pamjeve filmike ndërsa për disa momente me gishta të fiksuar në këmishën e Ziver Veizit, eksperti Ndoc Çardaku duket qartë se është në pritje për të gjetur diçka në një vrimë në këmishë, ku nuk duket asgjë. Pas kësaj, nga ndihmësi i tij eksperti kërkon një klemë me anë të së cilës nga brendësia e këmishës nxjerr dy ashkla të drunjta dhe i vendos si prova materiale mbi një letër duke i rrethuar si prova materiale e më pas filmimi ndërpritet. Eksperti dëgjohet të thotë: "Më jep një klemë i çikë.. edhe një letër" – thotë faqja online e së përditshmes Shqiptarja.Com duke cituar A1 Report. a.n.
Video:
http://www.shqiptarja.com/home/1/21-janari-ekspertiza-e-card...
Comments
Ku eshte manipulimi ketu?

Ku eshte manipulimi ketu?

Kemisha duhej te ishte me
Kemisha duhej te ishte me gjak. Ajo ishte shume e paster. Pse...?
E pashe me vemendje videon pa

E pashe me vemendje videon pa pretendime eksperti dhe u cudita shume:

Ai eksperti me ato ashklat mezi e shqiste pjesen gjoksore te kemishes nga shpinorja, sikur ishte e mberthyer me gozhde...Pra ashklat aq fort ishin ngulur atje sa kishin kaluar ne shpinore.

Tjeter: Ajo kemishe ishte e lare me se miri, e hekurosur...i mungonte vetem kremastari i dollapit; sikur nuk ishte kemishe e 'te vrarit'...

Ato 'ashklat' qe, i futi kush i futi, ne nuk kemi per t'i nxjerre dot...Xhakete kishte 'fukarai' ?! Po kanotjere ?!...Ato nuk i shpoi plumbi ?!...

E 'verteta e montuar' prodhon shumatore 'genjeshter' dhe revolte te heshtur..."Me jepni nje kleme''...t'i fus nje te pickuar ketij 'eksperti' per ta zgjuar...

Add new comment