A do hyjë Edi Rama si deputet në Parlament? Si Kryeministër, përgjigjet ai dhe flak dorashkën Berishës për debat

Postuar në 24 Shkurt, 2013 10:42

Unë e shikoj parlamentin si kryeministër. Besoj që nuk do më pengojë kush që të jem deputeti i Partisë Socialist, megjithëse unë kam pikëpamjen që deputetët bëjnë detyrën e deputetit dhe kryeministri të kryeministrit”, komentoi Rama në një takim me gaztarët, sipas Balkanweb. Por, ai nuk e shoi dot kuriozitetin e të gjthiëve, nëse do të futet në Parlament si deputet apo jo, duke u shprehur se “Nuk mund ta them kur do ta shihni emrin tim në listën e deputetëve, në një kohë që listat s’janë publikuar. Unë s’kam asnjë pengesë nga statuti për të qenë në listë. Po të ishim në sistemin mazhoritar këto gjëra do kishin kuptim”, tha Rama.

I qetë në pozitën prej sulmuesi të lirë, ai kërkoi debat me Kryeministrin, duke thënë se “Duhet ta kishim dhe duhet ta kemi, jam i gatshëm për debat publik me Berishën. Kam qënë i gatshëm të bënim një debat për 3 ligjet, duhet ta bënim në vitin 2011 kur humbëm statusin, por kryeministri ka të drejtë që nuk do debat, se për të do jetë shumë i vështirë. E përsëris edhe njëherë jam i hapur për debat kudo ku kryeministri ndjehet më mirë”, tha ai. 
Ai e komentoi në formë sportive “acarimin” e socialistëve të Kukësit kur tha se, “Socialistët e Kukësit janë të bindur që në skuadër ka nevojë për ndryshime të formacionit bazë. Në stolin e rezervave nuk ka gëzim, kjo dihet. Nuk ka skuadër pa stol e ata nga ana tjetër shfaqin pakënaqësi”.

k.c.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>More, edhe qe mund te hysh ne parlament, e besoj, e besoj edhe qe mund te jesh kryeminister, po ashtu e besoj se punon shume per ndryshimin e puneve ne Shqiperi. &nbsp;Ama nje gje e kam shume merak, &nbsp;ne se nuk vepron per ti hequr breket e dhjera atij kriminelit te ndyr Berisha dhe nuk ja tregoni hapurn ne popull me fjale dhe me figure vrimen e bithes se tij, harram te qofte cdo grimce simpatie per figuren tende!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.