Eduard Selami, ardhja e tij e shoqëruar që nga sulmet deri tek barcoletat

Ardhja e Eduard Selamit, duket se ka hapur një "fron të ri" debati që varion nga sulmet tek batutat që kanë ngjyrë anekdote. Pas Gary Kokalarit që shpehej te Java se pret që Selami të kthehet pas zgjedhjeve në "vendin që i takon, si shofer" në Amerikë, është radha e Kreshnik Spahiut. Gjatë një takimi në Përrenjas, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, e nisi duke thënë se "se kjo është qeveria e bixhozxhinjve dhe kazinove", pasi sipas tij, "ministrat e saj humbasin nga 50 mijë euro në natë nëpër kazino dhe përpiqen t’i rikthejnë në xhepat e tyre duke rrjepur popullin". Më tej, pasi Spahiu u ndal në gjendjen ekonomike të Përrenjasit, për të cilin tha se ka më shumë të papunë, për shkak të mbylljes së minierave, u rikthye te lavazhet duke thënë fillimisht se “Kjo është qeveri që mbyll miniera e hap lavazhe”, për të vazhduar me frazën “Ed Selami, që ka eksperiencë në lavazhet e Amerikës, ku e degdisi Berisha, mund të punësohet në Përrenjas si lavazhier, por jo si deputet”.
k.c.
Add new comment