Reeker për 21 janarin: Lexoni deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë

Kur Sokol Balla pyeti sonte Ndihmës-Zëvendës-Sekretarin e Shtetit Philip Reeker rreth qëndrimit të Departamentit të Shtetit Amerikan mbi vendimin e gjykatës së Tiranës për shfajsimin e dy gardistëve që akuzohen për vrasjen e të paktën 3 demonstruesve në 21 janar 2011, ai u përgjigj se ky qendrim është shprehur nëpërmjet deklaratës zyrtare të amabasadës amerikane në Tiranë rreth atij vendimi. Ambasadori Arvizu, tha ai, është konsultuar me Departamentin e Shtetit për hartimin e asaj deklarate dhe duhet të jetë e qartë për publikun shqiptar se ambasadori në Tiranë përfaqëson drejtpërdrejt Presidentin e SHBA-së dhe Departamentin e Shtetit. Ne presim që drejtësia të vihet në vend në gjykatën e apelit, shtoi Reeker.
Për kujtesë, ja disa nga fjalitë e deklaratës së ambasadës amerikane, pas vendimit të gjykatës së Tiranës për shfajësimin e dy gardistëve që akuzohen për vrasjen e të paktën 3 demonstruesve në 21 janar 2011: “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011...Verdikti i gjykatës ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.”
E.Zaloshnja
Add new comment