Meta kërkon polin e tretë për të zbutur maxhorancat arrogante; por eksperienca na tregon tjetër gjë

Postuar në 25 Shkurt, 2013 13:02

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për televizionin Top-channel, me të cilin nuk i ka pasur punët grurë prej një kohe të gjatë (ky televizion ka transmetuar videon e Dritan Priftit). Dhe në këtë intervistë, ai flet edhe për idenë e polit të tretë. "Ideja e një poli të tretë apo të qendrës, është ideja e mospasjes së një mazhorance të plotë nga një forcë e vetme”, thotë ai. Po pse? “Sepse eksperiencat kanë treguar që mazhoranca të tilla sillen me një arrogancë dhe për të frenuar këtë sjellje është e rëndësishme të ketë një ekuilibër në çdo mazhorancë të ardhshme", saktëson ai këtë tezë të vetën.

Por nuk duket se është kështu. Në legjislaturën 2009-2013, koalicioni qeverisës ka qenë i kondicionuar në një masë të madhe nga Meta, e prapëseprapë duhet thënë se Meta nuk ka frenuar gjë; Berisha s’ka qenë kurrë më parë kaq arrogant. Edhe në periudhën 1992-1997, kur kish nën hyqëm një maxhorancë gati “totalitare” (kish 2/3 e parlamentit) ish më pak arrogant se sa kaq.

M.N.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Komplet, 100%, dhe ne menyre absolute gabim Muco! Ne fakt kjo eshte pikerisht arsyeja pse duhen votuar partite e treta, po me sa duket ju jeni te interesuar per pushtetin absolut. Leksionin e kushtetutes se 2008 nuk e keni kuptuar akoma.

Meta nuk ka bere aq sa mund te donim ne sepse nuk ka patur shume interes. Po psh refuzoi te votonte Jozefinen presidente dhe nuk eshte pak. Po ideja e demokracise kjo eshte, te krijosh sa me shume pole pushteti, ku indidive me interesat e tyre do frenojne deshiren e tjetrit kur e mendojne te rrezikshme per veten e tyre. Meta nuk e donte Jozin presidente per veten e tij, po ja qe na beri nder dhe ne te tjereve.

Mos krahaso 2000-09, ku partite e tjera kishin me shume vota e mbi te gjitha nuk ekzistonte pushteti i listes se kryetarit.

Me 92-97, nuk ka krasim fare njehere, atehere opozita dhe media rrifej ne sheshe.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

O Albi, Meta ben cdo gje ne interes te tij dhe te partise qe ka, po nuk ky roli i politikes, kete ta kesh te qarte.

Submitted by Albi (not verified) on

Eshte fiks roli i politikes!

Sekreti i nje politike te suksesshme eshte qe ta lidhesh kete interes te tyre me mirqenien e popullit, duke bere te mundur qe ne menyre te vazhdueshme te largohen politikanet qe nuk i sherbejne atij e te promovohen ata qe e bejne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.