Poli i tretë sipas Dules

Postuar në 25 Shkurt, 2013 14:11

Vangjel Dule është pyetur nga revista Klan se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zgjedhjet e ardhshme. Dhe Dule përgjigjet ndër të tjera: “Jemi përgatitur për të gjitha variantet potenciale të kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, duke filluar nga kandidimi më vete, e deri më koalicione me një apo më shumë parti. Nuk jemi shquar, por as do të lejojmë që në zgjedhjet e 2013 të hyjmë në koalicione të karakterit teknik…”

Intervistuesi e pyet për një bashkëpunim në zgjedhje midis PBDNJ-së dhe LSI-së, si dhe për krijimin e një Poli të Tretë (këto ditë është folur shumë). Dule thotë:

“Variantet e bashkëpunimeve potenciale janë të shumta. PBDNJ-ja nuk ka pranuar dhe nuk ka arsye as sot, të pranojë bashkëpunime me forca politike të cilat nuk kanë një vizion të qartë europian dhe marrëdhënie korrekte me demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Këto janë dy vija të kuqe të cilat nuk mund të shkelen. Lidhur me një pol të mundshëm të tretë, teorikisht do të ishte shumë i dobishëm, jo vetëm për forcat politike që do ta përbënin atë, por edhe për jetën politike në vend. Do të thyente bipolaritetin politik që, për mëse dy dekada, e mban vendin në stanjacion… Por, në politikë ekziston gjithmonë një boshllëk midis mundësisë teorike dhe zbatimit praktik. Pra, një nga variantet kryesore të bashkëpunimeve, jo vetëm për PBDNJ-në, por edhe për forca të tjera, do të jetë edhe ai i krijimit të një poli të tretë..”

Por Dule përjashton (“objektivisht” – thotë) koalicionin me Idrizin. Pyetjes: A ekziston mundësia për një bashkëpunim mes PBDNJ-së dhe PDIU-së të z.Idrizi? – ai i përgjigjet:

“Është objektivisht e përjashtuar”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.