“Dorëzohuni, jeni të rrethuar! Do ju përkëdhelim kokën si përkëdhelen të sëmurët mendorë”

Postuar në 25 Shkurt, 2013 07:50

“Dorëzohuni, jeni të rrethuar! Dorëzohuni dhe ju premtoj se nuk do ju keqtrajtojmë, do ju përkëdhelim kokën si përkëdhelen të sëmurët mendorë”. Këto janë fjalët e Beppe Grillo-s drejtuar politikanëve italianë. Vështirë të kuptosh se si “Lëvizja 5 yje” (M5S), krijesa e Grillo-s, arriti t’u fusë tmerrin dy partive tradicionale (Partia Demokratike e majtë dhe Partia e Popullit të Lirisë e djathtë), të cilat vetëm 5 vite më parë mblodhën 80% të votave të vlefshme. Pothuajse të gjitha shoqëritë e sondazheve japin Grillo-n sipër 20%-shit, shifër kjo që rendit M5S-në si forcën e dytë politike pas PD-së. Nëse votat virtuale të intervistave telefonike do shndërroheshin në vota reale të hedhura nëpër kuti, një tërmet i pamëshirshëm do rrënonte shtëpitë politike që kanë ligjëruar njëzetë vitet e fundit në Itali.

Arsyeja kryesore se përse Beppe Grillo do jetë protagonisti i këtyre zgjedhjeve? Eshtë se italianët tashmë janë të lodhur nga partitë dhe nga politikanët që fituan pushtetin pas shpërbërjes së Demokracisë Kristiane në 1994-ën dhe që po çojnë ekonominë e shtatë botërore drejt një recesioni të thellë dhe të dhimbshëm. Janë lodhur nga skandalet e njëpasnjëshme korruptive, nga orgjitë e Berluskonit, nga grindjet dhe vetëvrasjet politike të së majtës, nga “shtrëngimi i rripit” i vendosur nga Mario Monti. Pra nuk ka nevojë që Beppe Grillo të japë ultimatume për dorëzim, sepse politikanët janë tashmë të dorëzuar përballë poshtërimit që i kanë shkaktuar kombit.

Arsyeja e dytë qëndron jo vetëm tek përmbajtja por edhe tek forma e diskursit politik të Grillo-s. Thelbi i mesazhit është diferencimi midis “nesh” dhe “atyre”. “Ata” janë politikanët e vjetër, nëpër partitë e vjetra që zhvillojnë një fushatë elektorale me metodën e vjetër. Në një moment historik të karakterizuar nga ndjenja e zhgënjimit, politikani Grillo u tregua i zoti të ngulisi në opinioni publik idenë se “Lëvizja 5 yje” jo vetëm është “ndryshe”, por është “revolucionare”.  “Programi ynë është i përbërë nga ide, të cilat nuk janë as të majta dhe as të djathta sepse idetë janë o të mira o të këqija”, shprehej Grillo për gazetarët e huaj duke shtuar se “të dielën do e hapim parlamentin si një kuti peshku”. E.X.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Boom-i i Grillos kuotohet ne nivelin 20%(dhoma e ulet) 25% (senati) sipas instan poll-eve italian te cilet nuk jane Gani Booba.... Refleksionet e para jane ato qe antipolitika apo populizmi jane &nbsp;terapi shume delikate per t&#39;u menaxhuar ne situata ekstreme e qe jo domosdoshmerisht çojne uje ne drejtimin e duhur.Ne kete menyre i eshte bere &nbsp;favor pikerisht politikanit me ta padeshirueshem ne Europe, S.B -se italian !!</p><p>Dhe po te flasim per &quot;zhurmues&quot;(grillo) shqiptar i bie qe te jete Aleanca Kuq e Zi me Kreshnik Spahiun ne krye e ketu eshte nje problem goxha i madh pasi Kreshniku yne ngjan shume me teper me Oscar Giannino (Fare per Fermare il Declino) se sa me Beppen. Them ngjajne pasi Giannino lideri karizmatik kandidat per kryeminister u terhoq disa dite para votimeve pas skandalit (qesharak) te verifikimit se ishte nje pseudo ekonomist gjoja i diplomuar ne Chikago. Ditet ne vazhdim u germua me tej dhe zbulohet se tipi ne fjale ishte nje sharlatan i tille aq sa mashtronte se ne femijeri kishte marre pjese ne &quot;Zecchino d&#39;Oro&quot;(festival i kenges per femije).....</p><p>Deri me sot Spahiu na ka treguar se eshte qytetar nderi i New York-ut me nje ceremoni restoranti.... I duhet dhe nje foto nga festivalet e kenges ne RTSH dhe mund te jete nje kandidat perfekt per cmimin OSCAR (Giannino) .....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.