Gazetari i përgjigjet Berishës dhe e fton të përgjigjet me "një miku juaj ju tha që..."

Postuar në 28 Shkurt, 2013 04:49

“Të ardhurat janë në mbi 1300 shkolla të ndërtuara në të katër anët. z. Rama e merr dhe e degdis atë Marinin, të cilin do ta bëjë deputet, prapa Dajtit, e shkon gjen një shkollë me katër fëmijë.. Ai e dërgon gazetarin në majë të Dajtit për një shkollë që kishte 4 fëmijë, për të thënë se ja ku janë shkollat e pa ndërtuara. Ai le të vazhdojë, por po të dojë të dije se ku janë shkollat me problematikë serioze, ia japim ne të gjitha, nuk i kemi sekret ato. Ne po i ndërtojmë dhe do t’i ndërtojmë të gjitha...”

Ky më sipër është kryeministri i vendit Sali Berisha në një mbledhje me drejtues të Partisë së tij në rrethe, dy ditë më parë. Gazetari që përmend, Marin Mema i televizionit TCH  i është përgjigjur sot në të përditshmen Shqip, ku ndër të tjera shkruan:

“Kryeministri më ndoti edhe mua, duke harruar se nuk është në atë post për të gjuajtur me shashka gojore e as me thashetheme kafenesh e gazetash; nuk është kjo detyra e një njeriu në krye të qeverisë së vendit të tij. A thua zoti Kryeministër shkollat ishin pjellë e fantazisë? A thua zoti Kryeministër se ata fëmijë ishin fantazma?... Në fakt asnjë nga këto shkolla nuk ishte mbrapa Dajtit siç Ju thoni, por në bash të vendit në Vorë, në Pezë, në Librazhd, në Pogradec dhe Korçë… Nuk ishin katër fëmijë zoti Kryeministër, por shumë më shumë. Por edhe në qofshin katër zoti Kryeministër, ju a nuk jeni edhe Kryeministri i tyre?” Mema ironizon më pas frazat e Berishës që nisin me një miku im më tha që dhe shkruan: “Na e thoni ju zoti Kryeministër që keni kaq shumë informacion për gjendjen e tyre, siç thoni. Kam ëndje t’ju dëgjoj e ju lutem, fillojeni siç bëni shpesh “se një miku juaj ju tha që…”.

Nuk do të thotë ashtu, o Marin. Të ka thënë që ‘të ka marrë Rama të ka degdisur prapa Dajtit’, ashtu do të thotë edhe për shkrimin: ‘të ka vënë Rama ta shkruash, ose ta ka shkruajtur Rama vetë’ :) Nuk e ka për gjë. Ashtu i bën gjërat vetë, andaj ashtu beson se i bëjnë të gjithë. (a.thano)

Më shumë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/28/beni-kryeministrin-...

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Duhej qe Marini te mos i thoshte Beni kryeministrin. Duhej ti thote; Beni fallxhorin, o Sali. Ose me mire : Beni llapaqenin, o Sali...!!!

Submitted by Agon (not verified) on

Bisha, nuk po le mize po u grindet

Grindet me te gjithe, edhe me plackat, edhe me hijen qe e njek nga pas.

Ti hije i thote ke nje komplot te zi per mua qe me ndjek nga mbrapa.Se ju jeni t'edi rams i thote.

Eshte lluks i madh qe per kryeminister te mbash nje plak te rrjedhur, pa edukate, i poshter dhe qe punon kunder vendit te tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.