Sa duhet të ndryshojë vota e koalicioneve, që të ndryshojë raporti aktual i mandateve?

Postuar në 28 Shkurt, 2013 01:03

Në emisionin e mbrëmshëm Opinion të Fevziut, Eduard Zaloshnja dhe Artan Hoxha analizuan se sa duhet të ndryshojë vota e koalicioneve në krahasim me 2009-ën, që të ndryshojë raporti aktual i mandateve parlamentare ndërmjet tyre. Dje ata analizuan qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër. Të hënën do të analizojnë 6 qarqet e tjera.

Tri ishin koalicionet që u analizuan: Koalicioni i udhëhequr nga PD-ja, koalicioni i udhëhequr nga PS-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga LSI-ja (i cili aktualisht ka në përbërje, gjysmë zyrtarisht, vetëm partinë e Dules dhe të Karamelos). Koalicioni Poli i Lirisë është shpërbërë, ngaqë dy partitë kryesore të tij, PDK dhe LZHK, i janë bashkuar koalicionit të PD-së. Ndërsa partitë e reja, meqë nuk kanë patur vota në 2009-ën, nuk u analizuan.

Nga analiza rezultoi se në qarkun e Beratit duhet vetëm një lëvizje fare e vogël votash nga LSI-ja te PS-ja (vetëm 13), ose nga PD-ja te PS-ja (vetëm 105), që kjo e fundit të marrë mandatin e 5-të në këtë qark. Në qarkun e Fierit, një lëvizje prej vetëm 1000 votash (nga rreth 180 mijë që ishin gjithsej) mund të sjellë ndryshim të raportit të mandateve mes dy koalicioneve të mëdha. Ndërsa LSI-ja mund ta humbasë mandatin në qark, vetëm në qoftë se i pakësohen mbi 1200 vota, krahasuar me 2009-ën.

Në qarkun e Durrsit, një lëvizje prej 3500 votash nga djathtas majtas mund të sjellë ndryshim të raportit të mandateve mes dy koalicioneve të mëdha. Ndërsa LSI-ja mund ta humbasë mandatin në qark, vetëm në qoftë se i pakësohen mbi 1100 vota, krahasuar me 2009-ën. Në qarqet e Dibrës dhe të Gjirokastrës duhet një lëvizje mbi 5500 vota që raporti të ndryshojë në favor të koalicionit të PS-së, ndërsa koalicioni i LSI-së është shumë larg marrjes së një mandati në këto qarqe.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ju siguroj se asnje nga keto parashikime nuk ju dalin dhe nuk jane te sakta. Pasi gjithcka varet nga disa faktore, dhe jo vetem nga nje qe analizuan zoti Zaloshnja dhe zoti Hoxha.

-E para eshte pjesemarrja ne votime. Ky do te jete faktori determinant, i cili ne keto zgjedhje do te vendose fatin e tyre. Ketu duhet te perqendrohen sondazhet paraprake. Pra te behet sondazh vetem me nje pyetje. A do te merni pjese ne zgjedhjet e dates 23 qershor. Nese sondazhi do te tregoje rritje te pjesemarrjes, eshte i sigurte rrotacioni i pushtetit. ne te kundert, Sala ta gezoje edhe nje mandat.

- E dyta, votat qe do te rrembejne partite e reja, AK dhe FRD, do te jene vendimtare. Nga cili spekter do ti marin votat keto parti? Edhe ketu mund te behet nje sondazh.

-E treta, etj.

Submitted by asim debi (not verified) on

Atje ku kam punuar une ne kohen e  Enverit kur beheshin akrobacira te tilla me numura apo me fjale

i thonim "Shto shtatë e hiq shtatë" ne kuptimin qe nuk po thua asgje. Shkrimi i mesiperm flet me te dhen

te pasigurta, ne kohe tjeter dhe kuader tjeter politik e gjendje te vendit, sikur jane po ata votues dhe do votojne po njelloj.

Po te ishte keshtu kot votojme e harxhojme para. Keto nuk jane analiza te vlefshme. nevoiten sondazhe reale.

Submitted by Anon (not verified) on

Po vjen Arkimedi me leve ne dore, o burra t'ja rrembejme per te rrotulluar 'goglat' e votimeve sipas analisteve!

Kandarin, per ate bishtgjatin e kam llafin, e levizin votat ne tepsi dhe pesha e koqeve (kokrrave te varura).

Votat ne tepsi jane pjesmarrja, ndersa pesha e koqeve jane ofertat, sido qe t'i imaqgjinoni ato.

E rendesishme eshte qe po veshtiresohet 'parashikimi i motit' per pas kater muajsh pasi 'vrima e ozonit' dhe 'asteroidet' ndikojne ne prishjen e leximit te filxhanit.

Submitted by Albi (not verified) on

Pare keshtu vetem ne Berat mund te ndodhe nje ndryshim. Po sic thote Iliri, varet sa do marrin dy partite e reja, qe per te qene te sinqerte Zaloshnja i permend shpesh ne shkrimet e veta.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Dmth tek Klan-i as nuk konsiderohen fare ato partite e reja qe perbejne gati 20% te elektoratit (AK - 15%; FRD - 4%)?

Cfar analize paskan bo te opinioni ato ateher?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.