Rivali i Merkelit: “Berlusconi e Grillo janë dy kllounë”; Dhe Napolitano anulon takimin me të

Giorgio Napolitano, President i Republikës italiane, është për një vizitë zyrtare në Gjermani, dhe atje, mes takimeve të shumta që kish programuar, ish dhe ai me politikanin e opozitës, rivalin e drejtpërdrejtë të kancelares Angela Merkel, Peer Steinbrück (zgjedhjet janë në shtator). Mirëpo, ky takim është anuluar. E ka anuluar miku nga Italia. Shkak është bërë komenti i Peer Steinbrück-ut mbi zgjedhjet e sapopërfunduara në Itali. “Kam mbetur pa mend nga fitorja e dy kllounëve”, u shpreh ai, duke iu referuar Grillos e Berlusconit. Dhe reagimi i Napolitanos ka qenë i menjëhershëm. Përveç se ka anuluar takimin, ka dhënë dhe një përgjigje: “Nuk mund ta takoja pas komentit krejt të pavend, madje më keq se sa kaq, që ai bëri”, reagoi Presidenti italian. Dhe vijoi: “Unë kam detyrë kushtetuese të përfaqësoj unitetin nacional, që për mua don të thotë dhe dinjitetin nacional. Ne e respektojmë Gjermaninë, por kërkojmë që të na jepet i njëjti respekt”.
Re.Pu.
Comments
Këtijë i them me të madhe
<p>Këtijë i them me të madhe NCIONALIST dhe Italianët duhet të ndihen të nderuar që kanë të tillë politikanë</p>
Napoletano ben vertet detyren
<p>Napoletano ben vertet detyren e tij si politikan dinjitoz. Kjo nuk eshte shenje nacionalismi por profesionizmi.</p><p>Ama per hir te se vertetes duhet te pranojme se Italia eshte katandisur po aq keq sa Shqiperia: midis nje budallai plak dhe komik dhe nje komediani profesionist qe tere jeten ka bere para duke defryer te tjeret e duke i bere te qeshe...</p><p>Shtypi i Shqiperise po u heq kapelen ketyre 'revolucionareve' a thua se gjate gjithe historise se njerezimit revolucionet kane ndertuar ndonjehere ndonje gje...</p>
Add new comment