Klloun apo Shpresë?

Postuar në 28 Shkurt, 2013 10:01

Grillini quhen bashkëluftëtarët e tij, Grillo të vegjël. Dhe vërtet, kështu duket, Beppe Grillo është për shumë përkrahës të tij një lloj udhërrëfyesi atëror. Nga sheshet publike në vend ai shpreh me zë të lartë zemërimin, përbuzjen ndaj establishmentit politik të Italisë. Dhe ai përdor me sukses internetin për të komunikuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të pafiltruar me zgjedhësit e tij. Grillo, i cili u bë i njohur në Itali si aktor dhe satirist, hyri vonë në politikën aktive. Në vitin 2009, 65-vjeçari themeloi partinë e tij, Lëvizjen 5 Yje (Movimento 5 Stelle). Qysh në 2007-n shpalli të ashtuquajturën "Vaffa-day", "Dita: Ma rruaj", dhe nxori në protestë kundër politikanëve qeverisës italianë dhjetëra mijëra vetë në gjithë vendin. Ai operon në Itali një blog të rëndësishëm politik, gati një milion vetë janë pasues të tij në twitter.

Tashme, pas zgjedhjeve te fundit, formimi i qeverisë pa së paku tolerimin prej Grillos duket i pamundur, pasi asnjëra prej aleancave partiake nuk ka shumicë të vetën në dy dhomat e parlamentit. Një bashkëpunim i dy forcave më të mëdha politike, aleancës së qendrës së majtë të Pier Luigi Bersanit dhe aleancës së qendrës së djathtë, të organizuar prej Silvio Berlusconit, duket i papërfytyrueshëm. Ndërkohë ka një afrim të përmbajtur midis Bersanit dhe Grillos. Ky deklaroi pas publikimit të llogaritjeve të përafërta: "Nuk ka strategji. Ne do të mbështesim nga ligji në ligj ide, të cilat përputhen me tonat." Megjithatë, Grillo dhe Bersani nuk kanë kurrsesi qëndrime të njëjta, para së gjithash edhe personalisht. Për Grillon Bersani është pjesë e elitës politike italiane dhe mban bashkëpërgjegjësi për politikën e viteve të fundit.

 

Më shumë, Marcus Lütticke:

http://m.dw.de/english/mobile.A-16634626-1433.html

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>censuruar</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.