Arkiv-Lajme

Me kë e ka Shenasiu?

Postuar në 07 Mars, 2013 17:24

Shenasi Rama ka shkruar një analizë të gjatë në faqen e tij në FB, ku flet për fenomenin Grillo, por jo vetëm për të:. Shkruan Rama ndër të tjera: “Të gjithë komentatorët dhe analistët e shitur dhe të paguar mirë po diskutojnë me pasion atë që përfaqëson fenomeni Grillo në politikën italiane… Sa për të larë gojën, thonë se një Grillo është i mirëseardhur në politikën shqiptare, të gjithë argumentet e mëpastajmë ndërtohen që të mbështesin tezën se Grillo është i pamundshëm në kontekstin shqiptar.

“21 Janari”, rishfaqet Tom Ndreca

Postuar në 07 Mars, 2013 16:00

Astrit Haxhialushi do të kryesojë trupën gjykuese e cila do të shqyrtojë çështjen e “21 Janarit”.

Gjatë shortit të hedhur në Gjykatën e Apelit janë përzgjedhur edhe dy anëtarët e trupës gjykuese të cilët janë Tom Ndreca dhe Fatos Qato të cilët së bashku me Haxhialushin do të shqyrtojnë dosjen e bujshme të “21 Janarit”.

Prokuroria ka ankimuar vendimin e 2 pafajësive të gjykatë dhe ka kërkuar dënimin e ish-gradistit Agim Llupo dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi.

Fyle, Sequi… dhe monologu i tyre me Berishën

Postuar në 07 Mars, 2013 12:18

 

Pas Fyles, edhe Sequi i jep një shuplakë Berishës për idenë e referendumit. I pyetur nga News 24, Sequi është përgjigjur se: “Fyle i ka thënë të gjitha, nuk do të shtoj asgjë. Duhet ta keni vënë re që ne flasim për konsensus dhe dialog dhe ju them se cila është mënyra jonë e interpretimit për dialogun. Dialogu për ne nuk është shuma e dy monologëve” tha Sequi.

Heqja e taksës për pagat nën 300 mijë lekë – përfitojnë pronarët apo punëtorët?

Postuar në 07 Mars, 2013 10:49

Në një analizë në gazetën Mapo, Blerina Hoxha analizon efektin që do të ketë heqja e taksës për pagat nën 300 mijë lekë të vjetra dhe arrin në konkluzionin se do të jeënë pronarët e bizneseve ata që do të përfitojnë dhe jo puntorët.

Kryeministri serb Ivica Daçiç: “Mjaft më me rrena; Kosova nuk është më e jona”

Postuar në 07 Mars, 2013 09:27

Më në fund, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç bëhet esëll. “Për dhjetë vjet me radhë kemi thënë gënjeshtra, kemi thënë se gjoja Kosova është serbe; dhe këtë e kemi bërë edhe me qëndrime e deklarata zyrtare”, është shprehur ai në një intervistë për të përjavshmen e njohur të Beogradit, NIN, gjë që është marrë menjëherë nga mediat e Prishtinës.

Lamtumirë Trebicka

Postuar në 07 Mars, 2013 07:31

Politologu Giovanni Sartori “ngel në klasë” Grillon

Postuar në 07 Mars, 2013 06:28

Politologu i njohur italo-amerikan, Giovanni Sartori ka shkruar një artikull në të përditshmen il Corriere della Sera, dhe ka në fokus Beppe Grillon, të cilin, e quan qysh në fillim të zotin për dy gjëra: si komedian, dhe si hileqar. Duket se nuk e pëlqen. Madje, si politikan nuk i gjen asgjë të pëlqyeshme. Të paktën, kjo del nga nga ky artikull.

Berisha uron 7 marsin në FB duke e nisur me "mësuesit e mi, të fëmijëve të mi, atyre të nipërve dhe mbesave të mia"

Postuar në 07 Mars, 2013 04:46

“Sot është Dita e Mësuesit, ndaj dhe dëshiroj që t’ju uroj nga zemra mësueseve të mi, mësueseve të fëmijëve të mi, atyre të nipërve dhe mbesave të mia dhe të gjithë mësueseve shqiptarë Gëzuar këtë ditë nderimi të madh nga çdo shqiptar për veprën e tyre të ndritur. Ju uroj shëndet, gëzime e shumë suksese në misionin e tyre fisnik të mëkimit të dijes dhe vlerave qytetare! Sb”

Ky është teksti që ka postuar sot në faqen e tij në Facebook, Berisha. Pak si e cuditshme renditja në urim. Së paku për një kryeministër (a.th.)

Ahmadinejad parasheh ringjalljen e Chavezit (!)

Postuar në 07 Mars, 2013 03:50

Vdekja e presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, ka nxitur eulogji nga e gjithë bota, por disa nga to kanë qenë të çuditshme. Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, ka parashikuar rikthimin e tij. Dhe, sikur rikthimi në tokë të mos ishte i mjaftueshëm, Ahmadinejad ka thënë se Chavez do të kthehet së bashku me disa njerëz të respektuar. “Nuk kam asnjë dyshim se Chavez do të kthehet së bashku me Jezu Krishtin dhe Mahdi-un, për të krijuar paqe dhe drejtësi në botë”, ka shkruar Ahmadinejad në ueb-faqen e tij personale.

Castro-t njoftojnë tërheqjen nga pushteti

Postuar në 07 Mars, 2013 03:45

Në Kubë po përvijohet një ndërrim brezash në krye të shtetit: Raul Castro do të qendrojë deri më 2018 si kryetar shteti. Pastaj epoka e Kastrove merr fund përgjithmonë. 52 vjeçari Miguel Diaz-Canel pritet të pasojë. Njoftimin e ka bere në Asamblenë Kombëtare të Kubës vetë Rauli, vëllai i Fidel Kastros i cili është që prej vitit 2008 eshte zyrtarisht president i Kubës. Raulin e zgjodhën edhe për pesë vite të tjera në post. Por fjala e tij para deputetëve solli megjithatë një surprizë:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme