Fyle, Sequi… dhe monologu i tyre me Berishën

Pas Fyles, edhe Sequi i jep një shuplakë Berishës për idenë e referendumit. I pyetur nga News 24, Sequi është përgjigjur se: “Fyle i ka thënë të gjitha, nuk do të shtoj asgjë. Duhet ta keni vënë re që ne flasim për konsensus dhe dialog dhe ju them se cila është mënyra jonë e interpretimit për dialogun. Dialogu për ne nuk është shuma e dy monologëve” tha Sequi.
Vështirë të kuptohet se pse perëndimorët Fyle e Sequi kanë përdorur çështjen e referendumit për të “goditur” Berishën, kur duket se ajo është një manovër populiste si dhjetëra të tjera (disa me impakt dhe rajonal, si psh deklaratat nacionaliste). Ndoshta s’e kanë vënë re, por dhe ata po bëjnë një monolog me Kryeministrin.
k.c.
Add new comment