Arkiv-Lajme

Koço Kokëdhima, i intervistuar nga Shekulli, shpjegon pse flitet greqisht në Himarë

Postuar në 10 Mars, 2013 09:38

 

Koço Kokëdhima, botuesi dhe Kryeredaktori i Shekullit, vjen sot me një intervistë, po te Shekulli, të titulluar “Projekti 200 vjeçar grek për aneksimin e Himarës”, ku flet për historinë e Himarës. Duket se e ka lënë për një çast politikën, për t’u marrë me histori. Ndër të tjera, në lidhje me “grekët” e Himarës, thotë:

Rama i quan “vemje” ata që pushojnë njerëzit e opozitës nga puna dhe rrëfen një histori personale

Postuar në 10 Mars, 2013 08:24

 

Me titullin “sulmi i vemjeve”, Rama ka ndarë me ndjekësit e Blogut të vet historinë e kampionit të karatesë, Arbis Vjerdha, të cilit pushteti i ka hequr nga puna vjehrrin dhe vëllanë sepse kishte ndihmuar në shkrimin e programit të PS për sportin.

Postimi i plotë:

Ilir Yzeiri: Politikanët shqiptarë, aktorë të këqinj, luan të njëjtën dramë prej 21 vitesh

Postuar në 10 Mars, 2013 07:29

Një shkrim të tijin me titull “Beu ynë dhe Baba Dovleti”, të publikuar në Shqipin e sotëm, Ilir Yzeiri e hap kështu: “Mendoni se çfarë do të kishte ndodhur sikur për 21 vjet me radhë banorët e një qyteti të kalonin para godinës së teatrit të qytetit të tyre dhe të shihnin afishen e së njëjtës dramë. 21 vjet me radhë, pra, çdo natë, në teatrin e qytetit të tyre shfaqet e njëjta dramë. Më tej akoma. Mendoni që kjo pjesë luhet nga të njëjtët aktorë. Çfarë do të kishte ndodhur?

Nga cikli ”Pashallarët e provincave”, pjesa: Kryetari i Bashkisë së Gramshit hyn dhunshëm në fushën e futbollit me makinë”

Postuar në 10 Mars, 2013 06:32

 

Dyshimi: Ambasada shqiptare në Washington, merr më pak fonde se ajo në Riad!

Postuar në 10 Mars, 2013 05:32

 

Shenasi Rama analizon Trustin e Gështenjave të Tropojës, dhe çfarë do të ndodhë me PD pas zgjedhjeve

Postuar në 10 Mars, 2013 04:24

 

Në një analizë të gjatë sot te Dita, Shenasi Rama analizon se ç’do të ndodhë me PD pas zgjedhjeve. E veçanta e kësaj analize është se ai analizon një për një sjelljen e tërë eksponentëve të PD, duke nisur me Berishën, Topallin, Olldashin, “Dhëndrin e Partisë”, F. Balliun, etj.

Ish-Guvernatori Cani: “BSH, e vetëvarur. Qeveria kërkon të përsërisë ‘97”

Postuar në 10 Mars, 2013 03:35

 

I intervistuar nga Skënder Minxhzi për Java-n, Shkëlqim Cani, ish Guvernator i Bankës së Shqipërisë akuzon se “qeveria kërkon të përsërisë vitin e mbrapshtë ’97”, dhe rreshton: “skema e pensioneve është pothuaj e falimentuar, sistemi energjitik krejt i rrënuar, krimi i organizuar, monopolet, kapja e shtetit, korrupsioni dhe informaliteti... kanë kapur për fyti ekonominë”

8 pikat e Braçes që praktikisht do ta linin LSI-në jashtë koalicionit me PS

Postuar në 09 Mars, 2013 15:29

Erion Braçe ka komentuar slloganin e LSI “Me ne (LSI) nuk humb kërkush!” duke komentuar se kjo do të thotë se “në çdo rast ne do jemi në pushtet!! Është e rëndë ta dëgjosh! Është manipulim skandaloz para zgjedhjeve! Kur them këtë nuk kam parasysh rastin aktual, marrëdhënien e tyre me Sali Berishën. Kur them këtë kam parasysh rastin kur fiton PS”

Në këtë rast, Braçe, ka renditur 8 pika që teorikisht do ta linin LSI jashtë qeverisjes së PS, nqs do të zbatoheshin:

1. në një rast të tillë së pari është PS që duhet të vendosë për qeverisjen.

Hashim Thaçi dhe “Hari Mata Hari” serbe...

Postuar në 09 Mars, 2013 12:59

Hashim Thaçi nuk duket fare i mërzitur nga bisedimet në Bruksel, pavarësisht se Kosova nuk ka fituar ende asgjë nga to. Sipas mediave serbe, ai është i buzëqeshur jo dhe aq nga bisedimet sesa nga... flërtimi me sy me përkthyesen e delegacionit serb. Sipas gazetës serbe Kurir, kryeministri Thaçi gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është ‘relaksuar’ duke e shikuar përkthyesen e Daçiçit, Tijana Vasilijeviq Damjanoviç, siç i referohet Zëri.

Rama flet në Shkodër si kryeministër i ardhshëm: “kush vjedh votën, të vjedh edhe shpirtin”

Postuar në 09 Mars, 2013 12:17

PS zbarkon në Shkodër për programin e Rilindjes. Shkodra vazhdon të ngelet bastion i djathtë, pavarësisht sesi qeveris e djathta. Ndoshta për këtë, Rama ka marrë me vete Tahirin, Kodhelin, Xhaçkën, Shalësin, figura me të cilat Shkodra mund të mos “ketë probleme”. Gjëja që bie në sy është se Rama ka folur si Kryeministër i ardhshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme