Shenasi Rama analizon Trustin e Gështenjave të Tropojës, dhe çfarë do të ndodhë me PD pas zgjedhjeve

Në një analizë të gjatë sot te Dita, Shenasi Rama analizon se ç’do të ndodhë me PD pas zgjedhjeve. E veçanta e kësaj analize është se ai analizon një për një sjelljen e tërë eksponentëve të PD, duke nisur me Berishën, Topallin, Olldashin, “Dhëndrin e Partisë”, F. Balliun, etj.
Në këtë analizë, duke iu referuar Arturo Ui-së së Bertolt Brehtit, Shenasiu e quan grupin e deputetëve “Trusit i Gështenjave të Tropojës” në një paralele me Trustin e Lulelakrës së Hitlerit. Sipas tij, pa zgjedhjeve, me një pragmatizëm katundar klasik në dukje në sjelljen burrnore “kam ngrënë bukën e filanit”, do aplikohen 3 parimet e sprovuara katundare: “kalova lumin, të vjedhi edhe kalin”, “gjithkush për atë të vetën” dhe “qeni leh atje ku ha”.
Paraqitja në dukje e PD-së është “e një partie qeverisëse dhe e një reparti ushtarak të komanduar mirë ku shefi di se ç’bën”. PD i ngjan një strukture që drejtohet nga një udhëheqës shumë i fortë në kryeministri. PD ka një grup deputetësh që kontrollojnë zona elektorale në formën e pashallëqeve politike të konsoliduar me lidhje klienteliste dhe me një numër shumë të madh, dhjetëra-mijëra vetësh që knaë punuar në qeveri. PD është një parti me lidhje të shumëfishta në ekonomi dhe pasunarët që e mbështesin pa mëdyshje. PD gëzon mbështetje masive në disa shtresa të populit dhe në zona të caktuara. PD kontrollon dosjet që janë si thupra e mësuesit në shkollën e katundit. Po ashtu PD ka një influencë të ndjeshme në strukturën e bandave në botën e nëndheshme. Pd është në kontroll të një perandorie televizive e shtypi që shpraz pa ndërprerje një propagandë çoroditëse. PD ëshët një parti që po mbledh rreth vetes të tërë ata që dikur ishin pjesë e saj....(me përjashtim të A. Meksit e timin, që pa modesti, duan nuk duan ata, jam një nga themeluesit e asaj partie).
Kujt do t’i përkasë PD? Pavarësisht sesi shkojnë zgjedhjet, S. Berisha do të jetë kryetar i përjetshëm i saj, derisa të vdesë, thotë Rama. Maksimumi edhe dhjetë vjet, por jo 35, siç “shpresonte në delir Saliu”.
Më tej, analiza e gjatë shpjegon se të kthyerit në PD (Ruli, Imami, Pollo), sipas Ramës, “janë si monedha që i paguhen prurësit më të parë”. Atyre nuk ua lë partinë... Topalli, Olldashi, shohin interesat e klanit që i mbështet, por jo të kryetarit. Televizionet do kthejnë pllakë, pas humbjes, “do ia ngjeshin më të ligut”..., Fahri Balliut “i kanë dosje”... etj.
E ardhmja e Familjes dhe e Trustit të Gështenjave të Tropojës, sipas Shenasiut, “varet nga aftësia e tij për ti mashtruar edhe një herë shqiptarët”.
k.c.
Comments
Shumë fjalor i varfër për një

Shumë fjalor i varfër për një profesor , trusti i gështenjave dhe katundarë. I mjerueshëm.

Shinasi, se te botojnë, mos e

Shinasi, se te botojnë, mos e këndell veten se di gjera qe mund t'i vleresoje se i sherbejnë audiences.

Paska mbetur dhe te ju ajo nenshtresa e fashatarit, te cilen New Yorku e po e nxjerre më në pah.

Shpresoj qe reduktimi ne keto lloj analizash mjerane, ne terma dhe ide, të jetë pasojë e informacionit të munguar dhe njohurive të pa-perditesuar te shqipes.

Rrenjet e Berishizmi, si mentalitet dhe praktike, shkojne shume me tej dhe do mund te shpjegohen pak me vone, kur t'i kemi evidencat e nevojshme.

Tung prof!

E uroj autorin e këtij

E uroj autorin e këtij shkrimi për aftësinë që ka për të justifikuar " fjalorin e varfër" të Shenasi Ramës. Por autori k.c. mendoj se edhe ai është i bindur se nuk është ashtu.

Shenasiu nuk ofron

Shenasiu nuk ofron alternativë. Është pra si kta që po i kritikon. E njoh mirë Shenasiun që ka dëshirë ta thërrasin profesor, por le të na tregojë sa kohë i mori të bëhet profesor (rreth 20 vite) dhe ku e sa ka botuar në zhurnalet shkencore. Në botën akademike nuk je profesor nëse shkruan nëpër gazeta. Shenasiu vetëm shan dhe përbalt. Shqiptarëve na duhen njerëz që na tregojnë so do t'ja bëjmë, jo ksi si Rama që shtyhen me poltikanët shqiptarë kush shan më fort.

Add new comment