Ish-Guvernatori Cani: “BSH, e vetëvarur. Qeveria kërkon të përsërisë ‘97”

I intervistuar nga Skënder Minxhzi për Java-n, Shkëlqim Cani, ish Guvernator i Bankës së Shqipërisë akuzon se “qeveria kërkon të përsërisë vitin e mbrapshtë ’97”, dhe rreshton: “skema e pensioneve është pothuaj e falimentuar, sistemi energjitik krejt i rrënuar, krimi i organizuar, monopolet, kapja e shtetit, korrupsioni dhe informaliteti... kanë kapur për fyti ekonominë”
Cani e përshkruan kështu performancën e Bankës së Shqipërisë: “në vend të pavarësisë, që i kërkohet me ligj, ka zgjedhur prej vitesh vartësinë e vullnetëshme (vetëvarjen).” Për Canin është shumë fajtore qeveria, por më shumë janë strukturat drejtuese qeverisëse të Bankës së Shqipërisë që e kanë kthyer këtë institucion në papagall të qeverisë. Sipas Canit, “herë pas here, me shumë vonesë dhe pasi merr leje nga qeveria, del në media Guvernatori për të thënë diçka që presupozohet si kritikë, por e artikuluar me shumë kujdes dhe në një gjuhë të pakuptueshme nga publiku” dhe përfundon se “shumë nga sakatimet që i janë bërë ekonomisë këto vitet e fundit do të ishin shmangur nëse do të kishim pasur një bankë qendrore transparente, të pavarur dhe serioze në llogaridhënie. Fatkeqësia është që këtij institucioni nuk i mungon ekspertiza, por mbisundon injoranca dhe servilizmi në drejtim.”
k.c.
Add new comment