Dyshimi: Ambasada shqiptare në Washington, merr më pak fonde se ajo në Riad!

Postuar në 10 Mars, 2013 05:32

 

Shqiptarja.com ka depërtuar edhe më thellë rreth skandalit të publikuar nga Panorama, ku amabsada shqiptare konsiderohet si e falimentuar. Burime diplomatike (sipas gjasave, të majta) kanë deklaruar se ambasada jonë në Riad të Arabisë Saudite, “ha” më shumë fonde se ajo në Washington. Nga MPJ thuhet se qeraja në Riad është e lartë, ndërsa në Washington, ndërtesa e ambasadës është pronë e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, ndërtesa është fare e rrënuar, ka nevojë për restaurim të menjëhershëm, sajti i Ambasadës nuk përditësohet që nga 2011-a, dhe simbolet e Shqipërisë në atë ambasadë, mungojnë.

Por, disporporcioni ministror, duket edhe në delegacionet që shkojnë jashtë. Burimet brenda MPJ kanë konfirmuar se në udhëtime jashtë shtetit, Ministritë e tjera shkojnë me staf 7 vetësh, ndërsa MPJ, me një staf prej 2 vetësh (ministri dhe sekretari). Rasti konkret i përket një vizite në Athinë ku Ministria e Punës shkoi me një staf të plotë, ndërsa fondet e detyruan Sekretarin e MPJ të shërbente edhe si mbajtës protokolli, edhe folës, edhe sqarues, edhe shpërndarës fletësh edhe pjesëmarrë në debat! Por, ky mund të mos jetë rast tipik, përderisa Ministria e Punës në vizitën në Athinë, po shkonte në shtëpinë e vet...

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>A nuk e dini ju se amerikanet (USA) ia kan lane trojet shqiptare Turqise dhe vendeve arabe ?!?</p>

Submitted by Te ka Jari shpirt (not verified) on

<p>Aman sa e ka celularin shefi i kuadrit te Vatikanit, t&#39;i fusim mik ndonje balerin e mos e sistemojne diku atje nga Selia imzot Pal Engjell Tedeschinin, se i rane thonjte ne pleqeri duke kontribuar per kryqezaten.</p><p>Eshte hap nje vend i mire pune, vend pellumbash, deri nga fundi i marsit, po thone. &nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ore spo na thoni gje per autointervisten e Kocos sot tek Shekulli?? Ju presim..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.