Rama flet në Shkodër si kryeministër i ardhshëm: “kush vjedh votën, të vjedh edhe shpirtin”

Postuar në 09 Mars, 2013 12:17

PS zbarkon në Shkodër për programin e Rilindjes. Shkodra vazhdon të ngelet bastion i djathtë, pavarësisht sesi qeveris e djathta. Ndoshta për këtë, Rama ka marrë me vete Tahirin, Kodhelin, Xhaçkën, Shalësin, figura me të cilat Shkodra mund të mos “ketë probleme”. Gjëja që bie në sy është se Rama ka folur si Kryeministër i ardhshëm.

“Si kryeministër i ardhshëm dhe si kryetari i partisë që do dalë fituese në zgjedhjet e qershorit ju premtoj se pavarësisht se nuk do dal si deputet i Shkodrës, Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit, jo posteri të PD”, u premtoi Rama shkodranëve, sipas Balkanweb.

Rama ka komentuar edhe sloganin e PD, duke thënë se "Partia në pushtet bërtet “Përpara, përpara”, por unë pyes: përpara ku? Përpara ku të pasurit të paguajnë edhe më pak taksa, ndërsa njerëzit e thjeshtë edhe më shumë; përpara për të lënë pas fshatin e braktisur; përpara drejt thirrjeve nacionaliste që na kthejnë pas e na largojnë nga Europa; përpara drejt dyerve të spitaleve ku njeriu nuk shtrohet dot në spital se nuk ka lekë dhe kur ai ka, spitalet nuk kanë ilaçe; përpara drejt një Shqipërie që lëngon në plehra dhe importon të tjera nga jashtë; kjo është të ecësh para? (...) Shqiptarët duhet ta kuptojnë se një pushtet që të vjedh votën, të vjedh edhe shpirtin. Ende nuk ka asnjë sondazh që të tregojë se sa përqind të shqiptarëve u bëhet vonë për shpirtin.

k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

... keshtu foli njeriu qe mundi ne gare te hapur e transpare Maqo Byrekun per kryetar partie.

Me kujton Sali Berishen qe bertiste si idiot ne parlament per voten e lire kur ishte ne opozite. E verteta eshte qe keta voten e lire e pranojne vetem kur u jep pushtet, jo kur i rrezon.

Submitted by rolandb (not verified) on

Si kryeministër i ardhshëm ....  ju premtoj se ...., Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit

uh? A i ka pare  fotografite e Marubit ky?

Ne cilen prej tyre, Shkodra eshte e betonizuar me pallate ngjyra - ngjyra. Se vallahi - bilahi, Tiranes nuk i la bar ne kembe, tani e ka rradhen Shkodra.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka filluar te shikoje endrra ne diell ky me duket.....

Pastaj nqs humbet do filloj te thote une isha kryeminister le te nisin protestat....

E ndoqa me vemendje nje pjese te mire te fjalimeve dhe them se me keta kandidate qe ka PS qe thjesht lexojne dicka ne menyre automatike pa asnje lloj ndjenje etj, duket qarte qe cdo gje qe thone e kane genjeshter.....

Le te mirepresim protestat mbas 23 qershorit se Edi Rama humbje snjeh!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

hej  respublica  keni  fillu  me  komentu  me  tendence  cdo  fjali  te  edit  ,  por  ju  dhe  shume  media  te  tjera  duhet  me  shume  te  sensibilizoni  lexuesit  ne  drejtim  te  rrezimit  te  klikes  ne  pushtet, te  denonconi  perpjekjet  per  te  manipulu zgjedhjet te  tyre  se  per  te  shajt  edin  mund  ta  beni  edhe  pas  zgjedhjeve

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.