Rama flet në Shkodër si kryeministër i ardhshëm: “kush vjedh votën, të vjedh edhe shpirtin”

PS zbarkon në Shkodër për programin e Rilindjes. Shkodra vazhdon të ngelet bastion i djathtë, pavarësisht sesi qeveris e djathta. Ndoshta për këtë, Rama ka marrë me vete Tahirin, Kodhelin, Xhaçkën, Shalësin, figura me të cilat Shkodra mund të mos “ketë probleme”. Gjëja që bie në sy është se Rama ka folur si Kryeministër i ardhshëm.
“Si kryeministër i ardhshëm dhe si kryetari i partisë që do dalë fituese në zgjedhjet e qershorit ju premtoj se pavarësisht se nuk do dal si deputet i Shkodrës, Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit, jo posteri të PD”, u premtoi Rama shkodranëve, sipas Balkanweb.
Rama ka komentuar edhe sloganin e PD, duke thënë se "Partia në pushtet bërtet “Përpara, përpara”, por unë pyes: përpara ku? Përpara ku të pasurit të paguajnë edhe më pak taksa, ndërsa njerëzit e thjeshtë edhe më shumë; përpara për të lënë pas fshatin e braktisur; përpara drejt thirrjeve nacionaliste që na kthejnë pas e na largojnë nga Europa; përpara drejt dyerve të spitaleve ku njeriu nuk shtrohet dot në spital se nuk ka lekë dhe kur ai ka, spitalet nuk kanë ilaçe; përpara drejt një Shqipërie që lëngon në plehra dhe importon të tjera nga jashtë; kjo është të ecësh para? (...) Shqiptarët duhet ta kuptojnë se një pushtet që të vjedh votën, të vjedh edhe shpirtin.” Ende nuk ka asnjë sondazh që të tregojë se sa përqind të shqiptarëve u bëhet vonë për shpirtin.
k.c.
Comments
... keshtu foli njeriu qe

... keshtu foli njeriu qe mundi ne gare te hapur e transpare Maqo Byrekun per kryetar partie.

Me kujton Sali Berishen qe bertiste si idiot ne parlament per voten e lire kur ishte ne opozite. E verteta eshte qe keta voten e lire e pranojne vetem kur u jep pushtet, jo kur i rrezon.

Më se e drejtë kush ka mëndje

Më se e drejtë kush ka mëndje le të mendojë

Si kryeministër i ardhshëm

Si kryeministër i ardhshëm .... ju premtoj se ...., Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit

uh? A i ka pare fotografite e Marubit ky?

Ne cilen prej tyre, Shkodra eshte e betonizuar me pallate ngjyra - ngjyra. Se vallahi - bilahi, Tiranes nuk i la bar ne kembe, tani e ka rradhen Shkodra.

Ka filluar te shikoje endrra

Ka filluar te shikoje endrra ne diell ky me duket.....

Pastaj nqs humbet do filloj te thote une isha kryeminister le te nisin protestat....

E ndoqa me vemendje nje pjese te mire te fjalimeve dhe them se me keta kandidate qe ka PS qe thjesht lexojne dicka ne menyre automatike pa asnje lloj ndjenje etj, duket qarte qe cdo gje qe thone e kane genjeshter.....

Le te mirepresim protestat mbas 23 qershorit se Edi Rama humbje snjeh!!!

hej respublica keni fillu

hej respublica keni fillu me komentu me tendence cdo fjali te edit , por ju dhe shume media te tjera duhet me shume te sensibilizoni lexuesit ne drejtim te rrezimit te klikes ne pushtet, te denonconi perpjekjet per te manipulu zgjedhjet te tyre se per te shajt edin mund ta beni edhe pas zgjedhjeve

Add new comment