Nga cikli ”Pashallarët e provincave”, pjesa: Kryetari i Bashkisë së Gramshit hyn dhunshëm në fushën e futbollit me makinë”

Postuar në 10 Mars, 2013 06:32

 

Nuk kanë të sosur “bëmat” e pashallarëve të provincës. Herë pas here, del një kryetar bashkie a komune që demonstron publikisht përbuzje ndaj çfarëdo etike a rregulli, dhe më i fundit është kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, i cili, siç raporton gazeta Tema, nuk është përmbajtur ndaj arbitrit të ndeshjes Gramshi- Mamurrasi por ka shpërthyer me makinën e tij brenda në fushën e futbollit. Mund të mendoni se hyri për të shpëtuar një fëmijë në rrezik... jo, hyri dhunshëm pasi kryebashkiaku mendonte se arbitri po favorizonte Mamurrasin!! Policia e ka larguar Bicin, ndërsa ai do procedohet për shkatërrim prone, pasi ka shkatërruar portat edhe pse FSHF ia ka pasë ndaluar hyrjen në fushë për shkak të precedentëve të mëparshëm.

Por, pavarësisht sesi do të shkojë procedimi, mbetet pyetja që pashallarët e provincave, nëse publikisht bëjnë këtë gjë për një ndeshje futbolli, sa shanse ka për mirëadministrim të bashkisë, korrektesë ndaj vartësve dhe vetëpërmbatje?

k.c.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.