Arkiv-Lajme

Pjesa më e bukur e historisë sime në Shqipëri është… që nuk ka mbaruar akoma – thotë Arvizu

Postuar në 11 Mars, 2013 10:06

Historia ime në Shqipëri është e mbushur me miq të shkëlqyer, sfida frikësuese dhe me një shpresë të fortë për përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë. Kam pasur nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara një prej aleateve më mbështetëse. I vlerësoj mundësitë që kam pasur për të ndihmuar në promovimin e demokracisë në këtë vend. Pjesa më e bukur e historisë sime në Shqipëri është se nuk ka mbaruar akoma! – thotë ambasadori Arvizu në një intervistë me Kristi Pinderin e LGBT në faqen online “Historia Ime”.

Idiotik - thotë Mustafa Nano për reagimin e Panaritit dhe shton për Berishën: Shyqyr që është kaq i marrë

Postuar në 11 Mars, 2013 07:00

Mediat bënë publike këto ditë një letër që diplomati i karrierës Gilbert Galanxhi, ambasador i yni në SHBA, i ka dërguar eprorit të tij në Ministrinë e Jashtme, për dijeni dhe kryeministrit të vendit. “Bëhet fjalë për një skandal në kuptimin e plotë të fjalës – thotë Mustafa Nano në Shqipin e sotëm, ku shkruan edhe për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme pas publikimit:

Kur arriti të vrasë veten Agron Jano, kushdo mund ta bëjë një gjë të tillë – thotë Shkreli

Postuar në 11 Mars, 2013 05:08

E përditshmja Panorama ka intervistuar Artan Shkrelin për vetëvrasjen e arkitektit të njohur Agron Jano. Shkreli dëshmon se përpara 3 muajve, ai u zgjodh me konsensus si kryetar i Shoqatës së Arkitektëve, të cilën e kishte drejtuar edhe më pare dhe thote sipas Panorames: “Është tërësisht e papritur dhe nuk arrij dot ta imagjinoj se si ka ndodhur një gjë e tillë. Tani që e mendoj, kur arriti të vrasë veten Agron Jano, kushdo mund ta bëjë një gjë të tillë. Ai ishte një njeri shumë social, energjik, me shumë projekte..

Një anektodë e treguar nga Klosi mbi thyerjen e embargos nga Berisha

Postuar në 11 Mars, 2013 05:01

Berisha është akuzuar qysh në krye të herës për thyerjen e embargos për Jugosllavinë në fillim të viteve ’90, kur ish President i Republikës. Për vite të tëra ai nuk dha një version të vetin lidhur me këtë fakt. As nuk e kundërshtonte (ndonëse shkelja e embargos ishte një gjë e dokumentuar nga shumë drejtime; Pëllumb Kulla, ish ambasador i yni në OKB, kujtonte këto ditë me anë të një shkrimi presionin që i bëhej ato kohë në New York), as e konfirmonte. Derisa një ditë prej ditësh e pranoi. Madje dhe e legjitimoi në mënyrën e vet. “E kam bërë për qëllime patriotike”, tha.

Policia "e shpejtë" e rastit Rroshi

Postuar në 11 Mars, 2013 03:56

Arrestimi i kryebashkiakut Rroshi, i zgjedhur si kandidat i PS gjatë zgjedhjeve të 2011, duke fituar në një qytet të konsideruar bastion i së djathtës, rrezikon të marrë ngjyra të forta politike në prag të fushatës së zgjedhjeve të qershorit. Episode të tilla të ngjashme, ku njerëz të veshur me pushtet ndërhyjnë dhunshëm në mjediset sportive, janë rregjistruar shpesh, por asnjëherë nuk janë shoqëruar me një reagim të tillë të shpejtë të autoriteteve të sigurisë – komenton Zëri i Amerikës ngjarjet e pasdites së djeshme në Kavajë.

Dyshimet e NYT te shefi i ri i CIA-s

Postuar në 11 Mars, 2013 03:37

John Brennan quhet shefi i sapokonfirmuar  i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA.

Rama në Malsinë e Madhe: “Jo votë për tifozllëk, votë për program!”

Postuar në 11 Mars, 2013 01:55

Kreu i PS-se, Edi Rama eshte ndalur dje ne Malesine e Madhe per prezantimin e programit te Partise Socialiste. Duke qene një zonë që ka votuar tradicionalisht PD-në, Rama i bëri thirrje elektoratit të atjeshëm që të mos e japë votën symbyllazi, thjesht për tifozllëk.

Larry King: Chavez ka qenë karizmatik dhe interesant; ndërsa Gaddafi dhe Ahmadinejad të mërzitshëm

Postuar në 10 Mars, 2013 15:09

Gazetari i stërnjohur amerikan Larry King, autori e moderator i programit Larry King Live në CNN (deri në vitin 2010), ka hedhur në letër ca shënime fjalëpakta mbi Hugo Chavezin. Dhe aty rrëfen intervistën që ka bërë me të në vitin 2009. “Në shtator 2009, ndërsa ish mbledhur në New York Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, unë bëra brenda 24 orësh tri intervista me tre udhëheqës të rëndësishëm botërorë, të cilët mbaheshin nga shumëkush si despotë. Në fillim intervistova Mahmoud Ahmadinejadin, pastaj intervistova Hugo Chavezin, dhe në fund Muammar Gaddafin.

Berisha i shkruan letër Çilit: “obligimet e mia nuk më lejojnë të jem disponibël aq sa do të doja në faqet e gazetave dhe ekranet e TV”!

Postuar në 10 Mars, 2013 14:07

 

 

Nga të gjithë gjërat që shkruhen për të, Kryeministri është ngacmuar vetëm nga një editorial, ai i Henri Çilit, te MAPO. Prandaj Kryeministri ka kapur penën e i ka shkruar gazetës, dmth Çilit. Pikërisht atij.

Letra fillon me “I dashur Zotëri...” dhe vazhdon: ”Në editorialin tuaj dhe në hapje të gazetës suaj, me germa kapitale por tituj të ndryshëm, shkruani se Berisha heziton të dalë në ekrane, dhe….po ju drejtohet vetëm mediave sociale apo masave. Madje fiksoni një datë të fillimit të hezitimit, Janarin e vitit 2012.”

Në Shkodër digjet një tjetër “Pishtar Demokracie”, ndërsa Spahiu numëron ‘makinat e Jozefinës’ dhe pasurinë e Kryebashkiakut

Postuar në 10 Mars, 2013 13:08

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme