Dyshimet e NYT te shefi i ri i CIA-s

John Brennan quhet shefi i sapokonfirmuar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA. Ka qenë në këtë agjenci në shumicën e kohës gjatë 25 vjetëve të fundit dhe përpilonte raportet e inteligjencës nga 20 agjenci (përfshirë CIA-n) për t’ia paraqitur në brifingun e mëngjesit presidentit Bush, shkruan në një editorial, e perditshmja amerikane “New York Times”. Brennan ishte edhe këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit Obama në mandatin e tij të parë.
NYT ka shprehur shqetësim për këtv emërim sepse e konsideron Brennan-in si "person që ende ka disa dyshime në lidhje me atë nëse administrata e Bushit ka torturuar të burgosurit, ka fshehur veprimet e saj nga Kongresi dhe i ka mashtruar të gjithë rreth asaj nëse dëshmitë e marra nën torturë dhanë informacione të vlefshme". Përgjigja e Brennan-it, në kohën kur mbante një nga postet në CIA, ndërsa tortura ishte në kulmin e saj (kur Khalid Sheikh Mohammed iu nënshtrua torturës me ujë 183 herë), ishte: “Unë nuk e di se cilat janë faktet, e cila e vërteta. Duhet të vërej me kujdes dhe të shoh se çfarë përgjigje jep CIA”.
Shkruan NYT ndër të tjera: Shumë e shumë detaje nga krijimi i programeve dhe kryerja e torturave ndaj të burgosurve në Gjirin e Guantanamos në Kubë, do të mbeten të panjohura për shumicën e anëtarëve të Kongresit dhe për publikun. Obama jo vetëm që refuzoi të hapë ndonjë hetim, por administrata e tij i dha një pëlqim CIA-s, zyrtarët e së cilës shkatërruan videokaseta që përmbanin torturimin. Raporti i Senatit mund të jetë shpresa e fundit për amerikanët që të zbulojnë të vërtetën për atë që z.Bush dhe z.Cheney autorizuan në emër të mbrojtjes së vendit tonë - vendime që shkaktuan dëme të mëdha për reputacionin e shtetit në mbarë botën. Fshehja e shkeljes së ligjeve e epokës së Bushit duhet të ndalojë... a.n.
Shkrimi i NYT:
http://www.nytimes.com/2013/03/08/opinion/john-brennans-excu...
Comments
"brifingun"?! Cfare domethene
<p>"brifingun<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">"?! Cfare domethene kjo? Shqiperim teresisht i panevojshem i fjales ne anglisht "briefing"?</span></p>
Add new comment