Policia "e shpejtë" e rastit Rroshi

Arrestimi i kryebashkiakut Rroshi, i zgjedhur si kandidat i PS gjatë zgjedhjeve të 2011, duke fituar në një qytet të konsideruar bastion i së djathtës, rrezikon të marrë ngjyra të forta politike në prag të fushatës së zgjedhjeve të qershorit. Episode të tilla të ngjashme, ku njerëz të veshur me pushtet ndërhyjnë dhunshëm në mjediset sportive, janë rregjistruar shpesh, por asnjëherë nuk janë shoqëruar me një reagim të tillë të shpejtë të autoriteteve të sigurisë – komenton Zëri i Amerikës ngjarjet e pasdites së djeshme në Kavajë.
C’ka ndodhur dje në Kavajë? Policia e Tiranës njoftoi mbrëmë se ka arrestuar kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Sipa saj Rroshi është denoncuar nga trajneri i Tiranës Nevil Dede, se e ka goditur këtë të fundit dhe se e ka kërcënuar me jetë. Por arrestimi i tij është shoqëruar me situata tensioni në komisariatin e Kavajës mes policisë dhe disa dhjetra personave që protestonin ndaj ndalimit të kryetarit të Bashkisë. Ata janë shpërndarë me forcë nga ndërhyrja e... njësive speciale të dërguara nga Tirana. Këta të fundit kanë përdorur shkopinjtë e gomës, ndërsa disa protestues janë shfaqur të gjakosur para kamerave. Policia ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë, disa prej të cilëve punonjës së Bashkisë së Kavajës.
Televizionet e lajmeve janë marrë mbrëmë gjatë gjithë darkës me këtë histori. Rroshi vetë ka dhënë një tjetër version të kundërt duke mohuar sulmin fizik e duke u shprehur se ka qenë trajneri i Tiranës që ka fyer tifozët kavajas. Avokati i tij ka deklaruar se nuk i është lejuar të kontaktojë me klientin e vet, duke folur për shkelje të procedurave dhe të të drejtave më elementare të cdokujt që ndalohet nga policia. a.n.
Comments
Zelli i policise ne kete rast

Zelli i policise ne kete rast eshte per tu vene re', gjithsesi, pavaresisht cilesise se ketij tipit si kryetar bashkie, besoj se e ka hak nje leksion te mire, se si shpesh po na shfaqet me grushta e fyerje lart e poshte: Besoj eshte per tu mbajtur mend qe ne nje mbledhje te PS ne Kavaje, ai fyeu rende kryetarin e PS dhe Spiropalin si kryetare e FRESSSSSHHHHHH, duke kercenuar ti nxjerre perjashta nga salla. Keta kopuke kane CV te denje per te qendruar pas hekurave, por mesa duket per Ramen eshte me e leverdishme ti kete ne krah se perballe, per kete arsye i fut neper lista zgjedhore.

Apo s'janë edhe të shëmtuar

Apo s'janë edhe të shëmtuar këta!

Lum si ne ky është shtet

Lum si ne ky është shtet ligjorë

3 vjet me pare, tarjneri i

3 vjet me pare, tarjneri i Tiranes TAFAJ ka goditur live ne TV ne ndeshje me Dinamon, sulmusin Dinamovit BAKAJ. Dhe policia nuk e arrestoi...kur proba ishte evidente ne TV. Dede ka prvokuar tifozet dhe ka prove ne foto per kete, kurse Roshi pa parova ndalohet nga policia(!?)

Add new comment