Larry King: Chavez ka qenë karizmatik dhe interesant; ndërsa Gaddafi dhe Ahmadinejad të mërzitshëm

Gazetari i stërnjohur amerikan Larry King, autori e moderator i programit Larry King Live në CNN (deri në vitin 2010), ka hedhur në letër ca shënime fjalëpakta mbi Hugo Chavezin. Dhe aty rrëfen intervistën që ka bërë me të në vitin 2009. “Në shtator 2009, ndërsa ish mbledhur në New York Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, unë bëra brenda 24 orësh tri intervista me tre udhëheqës të rëndësishëm botërorë, të cilët mbaheshin nga shumëkush si despotë. Në fillim intervistova Mahmoud Ahmadinejadin, pastaj intervistova Hugo Chavezin, dhe në fund Muammar Gaddafin. “Hectic day – ditë e ethshme”, e quan Larry King atë ditë; dhe me të drejtë.
Lideri iranian dhe ai libian nuk i kanë lënë ndonjë përshtypje. Ishin që të dy “për faqe të zezë” (frustrating, thotë ai në anglisht), ndësa Chavezi ishte ndryshe, ishte i hijshëm e karizmatik (engaging), vinte vërdaallë nëpër studio para se të fillonim, qeshte e këndonte, folëm për baseball-in amerikan, që ai e ndiqte. “Gjatë intervistës iu mbajt tezave të veta, mendonte se George Bush kish dashur t’i bënte një atentat, nuk e kish qejf Hillary Clintonin, ish i ndërdyshur lidhur me Obaman, tha gjëra me të cilat unë s’bija dakord”, thotë Larry King, dhe lë të kuptohet, dhe e shpreh në fakt, se ka mbetur, megjithatë, plot me përshtypje të mira prej tij atë ditë. Dhe shton: “Sikur ai të ish një politikan amerikan, me siguri do ishte një demokrat apo republikan i suksesshëm”.
Ata që njohin anglishten, mund ta ndjekin shkrimin e plotë në linkun http://www.huffingtonpost.com/larry-king/hugo-chavez-reminis...
M.N.
Comments
Ky Larry King eshte cifut,
<p>Ky Larry King eshte cifut, dhe ja fut kot kur shan Ahmedinajad dhe mburr Cavezin __Cavezi dhe Ghadafi ishin injorante , dhe ky Larry King ishte akoma me injorant , se ky kishte nje zakon qe kur intervistonte nuk pregatitej ..dhe pastaj fliste kodra pas bregut .Larry King mburrej per faktin qe kur intervistonte nuk pregatitej ...</p><p>Ahmedinajad eshte shume inteligjent se ai eshte edhe filozof __Ne intervistat qe Ahmedijad ka dhene tek Piers Morgan dhe tek nje gazetar qe ka dale ne Pension tek Fox 5 me mbiemrin Vallace , ishte i jashtezakonshem --Ky Vallace deklaroi tek tv Fox 5 ,se Ahmedinajad ju pergjigj te gjitha pyetjeve te bera nga gazetyari--DHE AI E MBURI NE MENYRE TE JASHTEZAKONSHME --------------Edhe po ta degjosh Ahmedinajad e kupton qe ai eshte jashtezakonisht i pregatitur --Ate nuk e kap dot me pyetje , sepse ai perdorte gjithmoen arsyetimin filozofik per cdo pyetje dhe te reshqiste </p><p>Ne intervistene fundit qe Piers Morgan beri me Ahmedinajad i beri nje pyetje te fundit dhe i tha : Kete pyetje ua kam bere te gjitheve ne fund te intervistes dhe po ta bej edhe ty : A keni rene ndonjehere me te vertete ne Dashuri me ndonje ..?_-Ahmedinajad ju pergjigj : Une jam gjithmone ne dashuri me te gjithe ..Njerezimin _________-Piers Morgan tha : Kjo eshte pergjigja me e bukur qe kam marre ndonjehere per kete pyetje ....</p><p>Piers Morgan eshte nje gazetar britanik qe ka nje emision tek CNN me emer :Piers Morgan Tonight __-Eshte gazetar shume i hidhur, dhe shume i pregatitur .....</p>
Add new comment