Rama në Malsinë e Madhe: “Jo votë për tifozllëk, votë për program!”

Kreu i PS-se, Edi Rama eshte ndalur dje ne Malesine e Madhe per prezantimin e programit te Partise Socialiste. Duke qene një zonë që ka votuar tradicionalisht PD-në, Rama i bëri thirrje elektoratit të atjeshëm që të mos e japë votën symbyllazi, thjesht për tifozllëk. “Me votën për PS, në 23 Qershor të gjithë do e kuptojnë se nuk do japin një votë për tifozllëk, por do japin një votë për një program që do ndryshojë situatën ekonomike, situatën në sistemin e shëndetësisë dhe kujdesin shëndetësor për njerëzit, do ndryshojë situatën në fshat ku ne jemi të vendosur të bëjmë disa politika nxitëse për të lehtësuar njerëzit që duan të jetojnë me punën dhe tokën duke ulur koston e prodhimit që të kenë mundësi të dalin në treg dhe të shesin”- tha Rama, duke shtuar se ne zonen nga ku po fliste, eshte eksportuar qysh ne kohen e Skenderbeut. Re.Pu.
Add new comment