Arkiv-Lajme
Paratë e privatizimit të HEC-eve shpenzohen para se të merren
Të ardhurat nga privatizimet e 4 hidrocentraleve do të fillojnë të përdoren para se ato të arkëtohen në buxhet. Ky është vendimi i marrë nga qeveria shqiptare dje në mbledhjen e saj të radhës. Kjo do të bëhet e mundur, në bazë të vendimit, sipas të cilit do të merret një hua paraprake, që do të shlyhet në momentin që fondi i privatizimit të arkëtohet. Ky fond pritet të arkëtohet në buxhetin e shtetit në mesin e muajit Prill dhe do të përdoret për ulje të borxhit publik dhe për investime.
Gallup: Kosova e Shqipëria në krye të 6 vendeve që mbështesin SHBA-të
Sipas sondazheve të fundit nga Gallup, lidershipi i Shteteve të Bashkuara ka ruajtur mbështetjen e plotë në gjashtë shtete, në të cilat prijnë Kosova e Shqipëria. Katër të tjerat janë Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia. Megjithatë, sipas sondazhit, udhëheqja e SHBA-së ka dështuar që të marrë mbështetje në shtetet si në Francë, Spanjë dhe Suedi, ku miratimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.
"C"-ja e bashkëshortes së Berishës dhe një replikë e Bushatit
E përditshmja DITA hapet sot me një hulumtim mbi pikëpyetjet e hershme për lidhjet e Sali Berishës me nëntokën serbe.
Papa i ri është argjentinas; quhet Jorge Mario Bergoglio; por ka zgjedhur të thirret Papa Francesco I
U deshën minuta të tëra që të merrej vesh emri i Papës së ri. Është argjentinas, quhet Jorge Mario Bergoglio, është 76 vjeç, ka qenë arqipeshkv i Buones Airesit, dhe ka zgjedhur të quhet Francesco. Më saktë, Francesco I (Francis I, nw anglisht), ngaqë asnjë prej 266 Papëve të derisotëm të Kishës katolike nuk e ka pasur këtë emër më parë. Në të njëjtën kohë, ky është Papa i parë që vjen nga Amerika Latine.
Tym i bardhë mbi oxhakun e Kapelës Sikstine në Vatikan: Zgjidhet Papa i ri
Ka qysh dje që njerëzit e mbledhur në sheshin Shën Pjetër të Romës i mbajnë sytë nga tubi mbi oxhakun e Kapelës Sikstine, ku pas votimit të pestë, kardinalët e mbledhur në konklavën e tyre ia kanë dalë të zgjedhin Papën e ri. E gjitha ka ndodhur para pak minutash, saktësisht në orën 19.06, kur nga oxhaku u pa të dilte tym i bardhë, shenjë që zgjedhja është bërë, dhe kur menjëherë më pas u dëgjuan britmat e njerëzve të mbledhur në shesh: Rroftë Papa, rroftë Papa. Agjencitë e lajmeve ende nuk kanë dhënë emrin e tij. Por kjo do të meret vesh në harkun e pak minutave.
WTF?
FOTO LAJM: Parrulla në foto është një nga parrullat e vendosura nga Bashkia në qendër të Tiranës me rastin e 8 marsit. Nuk dihet çfarë ka patur në mend ai (ose ajo) qe e ka formuluar dhe ata që e kanë vendosur, por e thënë thjesht, duket një parullë idiotësh. (a.th.)
Një libër i ri i një Perëndimori për bunkerët e Shqipërisë
Si rrufeja në të kthjellët – ose më mirë në gropën septike – ia mbërriti edhe ky libër i ri i një Perëndimori për bunkerët e Shqipërisë. Autori, një holandez i quajtur David Galjaard, ka fituar një çmim ndërkombëtar për librin e tij Concresco, kushtuar luleve prej betoni të tokës totalitare shqiptare. Të huajt si Galjaard ka njëzet e kusur vjet që kuturisen në Shqipëri dhe shkruajnë e përshkruajnë bunkerët e atjeshëm; por çuditërisht të gjithë vijojnë ta ndiejnë veten Kolombë të këtyre Indive Perëndimore, mu në paradhomë të Europës - shkruan Ardian Vehbiu në PTF.
NYT: Zgjedhja e papës - Romakët vs. reformatorët
Kardinalët nuk kanë arritur as sot të zgjedhin Papën e ri. Mbledhja e fshehtë në Kapelën Sistinë i ka gjetur me sa duket të ndarë formacionet konkurruese dhe blloqet e pushtetit, të cilat do të përcaktojnë papën e ardhshëm. "Ndarja kryesore përball kardinalët romakë që punojnë në Vatikan dhe reformatorët - kardinalët që duan nga papa i ri të trajtojë korrupsionin në Vatikan, joefikasitetin dhe hezitimin për të ndarë pushtetin dhe informacionet me peshkopët në mbarë botën.
Islamizëm (apo politikë?) me foton e Ahmadinejad me nënën e Chavez
Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, është futur në telashe për shkak se ka përqafuar nënën e presidentit të ndjerë të Venezuelës, Hugo Chavez, i cili vdiq në javën e kaluar pas një beteje me kancerin. Ahmadinejad është kritikuar ashpër, pas fotografisë së publikuar, ku ai shihet duke i mbajtur duart Elena Friasit, nënës së Chavezit, gjatë kohës sa e ngushëllonte atë në funeralin që u zhvillua më 8 mars në Karakas.
Shqetësime të ekonomistit Ardian Civici në prag të fushatës elektorale
Prof. Dr. Adrian Civici, President i UET-së, i ka dhënë një intervistë të gjatë gazetës Shqip, në të cilën ngre disa shqetësime rreth politikave fiskale të propozuara në programet elektorale të partive të ndryshme.
Veçojmë:
TVSH-ja - Kemi TVSH-në (20%) nga më të lartat në Ballkan (Maqedonia e Serbia rreth 18%, Bosnja 17% etj.), kurse në disa vende të rajonit, por dhe të BE-së e më gjerë, po aplikohen gjithnjë e më shumë TVSH me dy ose tri nivele, sipas rëndësisë së mallrave për konsumatorin e thjeshtë