Tym i bardhë mbi oxhakun e Kapelës Sikstine në Vatikan: Zgjidhet Papa i ri

Ka qysh dje që njerëzit e mbledhur në sheshin Shën Pjetër të Romës i mbajnë sytë nga tubi mbi oxhakun e Kapelës Sikstine, ku pas votimit të pestë, kardinalët e mbledhur në konklavën e tyre ia kanë dalë të zgjedhin Papën e ri. E gjitha ka ndodhur para pak minutash, saktësisht në orën 19.06, kur nga oxhaku u pa të dilte tym i bardhë, shenjë që zgjedhja është bërë, dhe kur menjëherë më pas u dëgjuan britmat e njerëzve të mbledhur në shesh: Rroftë Papa, rroftë Papa. Agjencitë e lajmeve ende nuk kanë dhënë emrin e tij. Por kjo do të meret vesh në harkun e pak minutave. Pritet që pas një gjysmë ore të bëhet konfirmimi i lajmit nga ballkoni i Bazilikës, ku një nga kardinalët do dalë të thotë: Habemus Papam! Papa i ri është pasardhësi i 266 i Shën Pjetrit.
Re.Pu.
Comments
Tani shpetuam nga
<p>Tani shpetuam nga hallet..............</p>
Hallet do te vazhdojne nga
<p>Hallet do te vazhdojne nga ata qe i nxjerrin probleme botes, por shpresojme se do ti vene gishtin kokes dhe te drejtohen nga besimi fetar i vet hyjnor (te pakten).</p>
Add new comment