Shqetësime të ekonomistit Ardian Civici në prag të fushatës elektorale

Prof. Dr. Adrian Civici, President i UET-së, i ka dhënë një intervistë të gjatë gazetës Shqip, në të cilën ngre disa shqetësime rreth politikave fiskale të propozuara në programet elektorale të partive të ndryshme.
Veçojmë:
TVSH-ja - Kemi TVSH-në (20%) nga më të lartat në Ballkan (Maqedonia e Serbia rreth 18%, Bosnja 17% etj.), kurse në disa vende të rajonit, por dhe të BE-së e më gjerë, po aplikohen gjithnjë e më shumë TVSH me dy ose tri nivele, sipas rëndësisë së mallrave për konsumatorin e thjeshtë
Borxhi - Në rajonin tonë vetëm Shqipëria dhe Serbia kanë një borxh publik mbi 60% (të dyja vendet e kanë 63% borxhin), ndërkohë që Bullgaria e ka rreth 18%, Maqedonia 31%, Rumania afro 35%, Bosnjë-Hercegovina 45% etj.).
Populizmi - Jemi në traditat shqiptare të populizmit elektoral: e rëndësishme është të fitohen zgjedhjet, kur të kemi pushtetin fillojmë e mendojmë seriozisht se çfarë duhet bërë; ndërkohë që logjika pret kohën për t’u marrë në konsideratë.
Re.Pu.
Add new comment