"C"-ja e bashkëshortes së Berishës dhe një replikë e Bushatit

E përditshmja DITA hapet sot me një hulumtim mbi pikëpyetjet e hershme për lidhjet e Sali Berishës me nëntokën serbe. Gazeta e niste me një hetim në skedën familjare të bashkëshortes së Berishës, e cila emrin e nënës çuditërisht e ka të shënuar Milika, jo Milica (gazeta jepte edhe skedën e Gjendjes Civile të vëllait të saj dhe aty shihej qartë që emri i nënës ishte Milica me “c”.) Pasi rendiste një seri ngjarjesh të lidhura me interesa serbe në Shqipëri me protagonist Berishën, Dita e mbyllte editorialin e vet me fjalinë “Nëse të gjitha sëbashku janë thjesht rastësi, atëherë Berisha është… atdhetari më i pafat në rruzull”
Nuk është dakord me këtë këndvështrim Andi Bushati, i cili këtë mbrëmje në TemA Online shkruan: “Kjo pikëpyetje që ka gëluar herë në formë thashethemesh e herë në formë akuze, në të gjitha gojët e kundërshtarëve të tij, është shfaqur dje në ballinën e një gazete në ngritje, shumë e afërt me opozitën shqiptare. Në hulumtimin e saj, gazeta “Dita” vërente se në gjendjen civile, emri i nënës së bashkëshortes së kryeministrit, gjoja në formë lapsusi, është ndryshuar nga “Milica” në “Milika”. Dhe ky zbulim i gazetës i shërbente si pikënisje për një dossier të plotë lidhur me dyshimet që ekzistojnë për marrëdhënien e Berishës me serbët….”
Më pas, Bushati i ri-rendit akuzat duke dhënë një përgjigje tjetër për secilën prej tyre: “A nuk mund të interpretohet thyerja e fshehtë e embargos si një manovër për të pasuruar njerëzit e tij, pikërisht ata që vidhnin votat dhe masakronin opozitën në vitet e para të pluralizmit? A nuk mund të shihet thirrja e dëshpëruar për të mos firmosur Rambujenë, si dufma e pashpresë për të rënë në sy, e një njeriu të lënë në harresë nga të gjithë të mëdhenjtë e globit, që atë kohë të luftës së Kosovës, parakalonin në Tiranë, pa u kujtuar se ai ekzistonte? A mund të besojë kush se Damir Fazlliçi nuk do të ish zëvendësuar sot me ndonjë pakistanez apo tip të ngjashëm, nëse këta të fundit do të kishin qenë më inteligjentë për të paguar dhe për t’u lidhur me personat e duhur? A nuk do të kishin sot Kosova dhe Shqipëria një linje të re energjetike mes tyre, nëse për projektin do të kish pasur edhe përfitime private? Të gjitha këto kundërpyetje mund të qëndrojnë të forta përballë pandehmave të mësipërme. Sepse ato, sipas meje, janë më pranë thelbit të politikanit Berisha…” (a.n.)
Shkrimi i DITA:
http://gazetadita.al/korigjojeni-emrin-e-nenes-ne-gjendjen-c...
Shkrimi i Bushatit:
http://www.gazetatema.net/web/2013/03/13/beteja-e-kote-me-be...
Comments
SKANDALI TJETER:Drejtori

SKANDALI TJETER:
Drejtori i Qendres se Studimeve Albanologjike (QSA) eshte Ardian Nikola Vaso, nga ZETA e Malit te Zi, me babë dhe nënë malazez. Dmth, nuk gjendet nje shqiptar qe te jete ne krye te atij institucioni aq te rendesishem por na u dashka nje malazez safi!! Dhe çudia me e madhe eshte se asnje nga "analistet" tane nuk e ka analizuar kete fakt. A mund te mendohet e anasiellta qe psh ne krye te qendres se studimeve per sllavet ne Mal te Zi te emerohet nje shqiptar?!!

Ky Ardian Vaso, na ka ndryshuar mbiemrin në “Marashi” dhe na vetquhet Ardian Marashi. Eshte drejtor i emeruar nga Kryeministri.
Dhe per më teper eshte djali i xhaxhait te Millan Vaso, ish shefi i shoqates “Vraka-Moraça”, i cili vdiq ne menyre misterioze, mbasi zoteria e tij mbante me shume nga serbet se sa malazezët…!!!

Vall do vijë ndonjë dorë e

Vall do vijë ndonjë dorë e hekurt që ti zhdukë këta bizhdili dhe të vinë ata bura të dheut siç e ka thënë Pashko Vasa që Shqipërinë ta thërasin NËNË

Pashko Vasa eshte i

Pashko Vasa eshte i varrosur ne varrezat e deshmorve ne Shkoder, dhe aty ai vete "ka ra me krye ne hi", sepse bashkia e Shkodres aty djeg mbeturinat e qytetit.

pse ka akoma njerez sot qe

pse ka akoma njerez sot qe kane akoma dyshim per burrin e serbices!!!

Edhe artikulli i Bushatit

Edhe artikulli i Bushatit eshte "rastesi" ashtu sic thote ai per "rastesite" e Berishes ! Po pse more shqiptare te mjere , si mendoni ? Po te mos ishin kaq te organizuar dhe te mos vidhnin dhe shkaterronin gjithe kapitalin kombetar , te zoteronin qe nga euro e vockel e deri tek megamediat , perfshi analistucet , do t'i shkaktonin kaq deme te renda Shqiperise ky kancer serbo-grek , turko leshist ? Deme qe sikur Shqiperia ta pastroje tani ne sekonde kete kancer me te gjitha rrenjet e tij do t'i duhen te pakten 50 apo 60 vjet te vije ne normalitet !

Add new comment