Islamizëm (apo politikë?) me foton e Ahmadinejad me nënën e Chavez

Postuar në 13 Mars, 2013 09:10

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, është futur në telashe për shkak se ka përqafuar nënën e presidentit të ndjerë të Venezuelës, Hugo Chavez, i cili vdiq në javën e kaluar pas një beteje me kancerin. Ahmadinejad është kritikuar ashpër, pas fotografisë së publikuar, ku ai shihet duke i mbajtur duart Elena Friasit, nënës së Chavezit, gjatë kohës sa e ngushëllonte atë në funeralin që u zhvillua më 8 mars në Karakas.
Fotografia e diskutueshme, është postuar në disa faqe informative të internetit në Iran dhe është përhapur në mediat sociale në masë të gjerë. Aty shihet Frias e përkulur mbi Ahmadinejadin, ndërsa të dy shtrëngojnë duart dhe duket se qajnë. Sipas rregullave islamike të aplikuara në Iran, burrat dhe gratë që nuk janë në lidhje nuk lejohet të preken. (zyrtarët iranianë dhe diplomatë shpesh përkulen në vend se të shtrëngojnë duart me femrat e huaja që mbajnë poste zyrtare).
Disa ligjvënës konservatorë e kanë kritikuar Ahmadinejadin në lidhje me fotografinë, duke thënë se ai ka shkelur normat islamike.  Ahmadinejad nuk ka reaguar publikisht ndaj komenteve. Raundi i fundit i kritikave kundër Ahmadinejadit vjen në mes të luftës për pushtet midis presidentit dhe kundërshtarëve të tij të fuqishëm konservatorë, të cilët janë të lidhur me liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei. Mandati përfundimtar i Ahmadinejadit si president mbaron në gusht.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dava myslymësh

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Njilloj si çafirat e pafè. Allahu e marrofte Mahmud Ahmadinejadin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.