NYT: Zgjedhja e papës - Romakët vs. reformatorët

Postuar në 13 Mars, 2013 09:15

Kardinalët nuk kanë arritur as sot të zgjedhin Papën e ri. Mbledhja e fshehtë në Kapelën Sistinë i ka gjetur me sa duket të ndarë formacionet konkurruese dhe blloqet e pushtetit, të cilat do të përcaktojnë papën e ardhshëm. "Ndarja kryesore përball kardinalët romakë që punojnë në Vatikan dhe reformatorët - kardinalët që duan nga papa i ri të trajtojë korrupsionin në Vatikan, joefikasitetin dhe hezitimin për të ndarë pushtetin dhe informacionet me peshkopët në mbarë botën. Por, megjithatë, fraksionet nuk kanë të bëjnë me ndarje gjeografike dhe është thënë se preferenca kryesore e romakëve është një brazilian, ndërsa e reformatorëve një italian..." Me këtë hyrje nis një shkrim, të hënën, në të përditshmen amerikane “New York Times”.
Në të thuhet se kjo mbledhje e fshehtë është më e paparashikueshme dhe më drithëruese se e kaluara, sepse tabloja e kishës ka ndryshuar në tetë vjetët e fundit. Papa i ardhshëm, shkruan gazeta, duhet të bashkojë një kishë gjithnjë e më të globalizuar dhe të paralizuar nga skandalet dhe keqmenaxhimet. Në mesin e kardinalëve, nuk ka asnjë pasardhës të qartë të Benedicti XVI, i cili muajin e kaluar ka tronditur kishën me dorëheqjen e tij. Me zhurmën që kanë shkaktuar skandalet në Vatikan, romakët janë të vetëdijshëm se mund të dështojnë nëse mbështesin një njeri të tyre, andaj kanë thënë se qëndrojnë pas kardinalit brazilian, Odilo Pedro Scherer, kryepeshkop i San Paolos. Zgjedhja e tij do t’i jepte Kishës Katolike papën e parë nga Amerika Latine.
Në anën tjetër, reformatorët, të udhëhequr nga amerikanët dhe disa evropianë me ndikim, thuhet se janë bashkuar rreth kardinalit italian, Angelo Scola, kryepeshkop i Milanos. Si italian, ai është i njohur me kulturën që dominonon burokracinë e Vatikanit, por nuk është pjesë e saj. Megjithatë, vijon artikulli, shumë kardinalë janë të etur për një papë jashtë Italisë dhe akoma më mirë jashtë Evropës, për të cilin shpresojnë se do të aktivizojë 1.2 miliard katolikët e botës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.