Një libër i ri i një Perëndimori për bunkerët e Shqipërisë

Postuar në 13 Mars, 2013 10:47

Si rrufeja në të kthjellët – ose më mirë në gropën septike – ia mbërriti edhe ky libër i ri i një Perëndimori për bunkerët e Shqipërisë. Autori, një holandez i quajtur David Galjaard, ka fituar një çmim ndërkombëtar për librin e tij Concresco, kushtuar luleve prej betoni të tokës totalitare shqiptare. Të huajt si Galjaard ka njëzet e kusur vjet që kuturisen në Shqipëri dhe shkruajnë e përshkruajnë bunkerët e atjeshëm; por çuditërisht të gjithë vijojnë ta ndiejnë veten Kolombë të këtyre Indive Perëndimore, mu në paradhomë të Europës - shkruan Ardian Vehbiu në PTF.

Projekti i Galjaard-it ka zënë vend edhe në faqet e revistës Wired, ku e ka vënë re edhe Vehbiu. "Çuditërisht, duke u hutuar pas bunkerëve, Galjaard i sjell publikut kureshtar problematika të tjera, ku e ku më interesante se këto kufoma të totalitarizmit - shkruan ai dhe shton: "Ironik është efekti i përgjithshëm i këtij projekti, të financuar edhe nga ambasada holandeze në Tiranë (por edhe me fonde të vetë autorit, që do t’ua ketë hequr kalamajve nga goja); një projekt që ka për temë bunkerin, këtë ndërtesë-fortifikim, ose të banueshme vetëm në kohë lufte; dhe përndryshe të mbetur të pandryshuar, në një peizazh në transformim gati kataklizmik.... Një kryevepër pa dashur, do të thoja; por nuk e kam librin në dorë, që ta marr veten seriozisht. Hë për hë, le t’i shohim këto foto duke menduar se këtë herë ishte Shqipëria në shndërrim e sipër që e pa vizitorin statik, jo e kundërta". a.n.

 

Shkrimi i Wired dhe fotot:

http://www.wired.com/rawfile/2013/03/david-galjaard-albanian...

 

Shkrimi i Vehbiut:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/03/12/bunkeri-shet/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.