Papa i ri është argjentinas; quhet Jorge Mario Bergoglio; por ka zgjedhur të thirret Papa Francesco I

U deshën minuta të tëra që të merrej vesh emri i Papës së ri. Është argjentinas, quhet Jorge Mario Bergoglio, është 76 vjeç, ka qenë arqipeshkv i Buones Airesit, dhe ka zgjedhur të quhet Francesco. Më saktë, Francesco I (Francis I, nw anglisht), ngaqë asnjë prej 266 Papëve të derisotëm të Kishës katolike nuk e ka pasur këtë emër më parë. Në të njëjtën kohë, ky është Papa i parë që vjen nga Amerika Latine.
Në momentin e parë, fotot e tij në internet ishin të rralla, por në harkun e një kohe të shkurtër zunë të vërshojnë foto të tjera. Ai sapo ka bërë shfaqjen e parë në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit.
Re.Pu.
Comments
ky eshte nje pape kompromosi,

ky eshte nje pape kompromosi, i perkohshem,; problemet e kishes jane te thella dhe do

duhet kohe te gjendet papa i pershtatshem.

Sa mire po i don do pune ti

Sa mire po i don do pune ti more s krap. Ha,ha,ha.

A nuk e din ti se vete jeta asht nji varg i gjate kompromisesh ?

Add new comment