Arkiv-Lajme

Kujt do t'ia jepte medaljen e parë Topalli? Po Berisha?

Postuar në 14 Mars, 2013 14:57

Në Kuvend ka mbërritur një propozim i Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e një ligji të ri “Për Dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit”, i cili ndër të tjera bën dhe shfuqizimin e gjithë legjislacionit që trajton këto çështje deri më tani, - raporton e përditshmja MAPO.

CEZ sulmohet edhe me ambasada

Postuar në 14 Mars, 2013 12:27

Tirana zyrtare u ka kërkuar qarqeve diplomatike të saj jashtë vendit tonë, të mbajnë një qëndrim të unifikuar për konfliktin me CEZ.  Sipas Top Channel në dokumentin voluminoz, të hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe që përmes Ministrisë së Jashtme u kërkon ambasadave shqiptare ta dorëzojnë pranë autoriteteve përkatëse në vendet ku janë akredituar jepet një material informues kronologjik dhe analizën e performancës së CEZ pas privatizimit, sipas këndvështrimit të palës shqiptare.

Vizioni i ri osman i Turqisë dhe rishikimi i teksteve të historisë në Kosovë

Postuar në 14 Mars, 2013 10:27

Një arbëresh, Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, ka shkruar një shkrim të përkthyer e të publikuar nga Shqipi, me anë të të cilit ai ngrihet kundër praktikës së rishikimit të teksteve të historisë me një logjikë empatike. Është një praktikë që po adoptohet në Ballkan nën trysninë e Brukselit, por edhe të Turqisë.

Dy komente mbi Papën e ri

Postuar në 14 Mars, 2013 08:51

Ndryshe nga tradita, kardinalët katolikë zgjodhën një papë që nuk është nga Evropa, të parin nga Amerika Latine dhe të parin jezuit. Kardinali 76-vjeçar Horhe Marjo Bergolio, kryepeshkop e Buenos Ajresit, u zgjodh papa i 266 dhe ka marrë emrin Françesk. Historiani i kishës, Kristofër Belito, i cili jep mësim në Universitetin Kean në Nje Xhërsi, thotë se papa i ri njihet si një njeri që ka bërë jetë të thjeshtë: “Ai nuk përdor limuzinë me shofer, ai merr autobuzin për të shkuar në punë. Ai jeton në një apartament të thjeshtë dhe jo në pallatin e kryepeshkopatës.

Një lojë që ai e luan me shqiptarët - thotë Shenasi Rama për "miqtë e Berishës në Uashington"

Postuar në 14 Mars, 2013 07:46

Shenasi Rama mendon se mënyra se si formulohet politika e jashtme e SHBA, vecanërisht në lidhje me shtetet si shteti shqiptar, lë shumë pak hapësirë për ndërmjetës të tjerë përjashtë strukturave të sigurisë kombëtare të SHBA. "Por në Tiranë, një lidhje me cfarëdo firme të tillë konsiderohet simbas mendësisë katundare, që ky është “mik i filanit” se “ka mik mikun e filanit” në Uashington, dhe ai “miku i mikut” ka hyrë shtatë herë në muaj në Shtëpinë e Bardhë - shkruan ai në faqen e vet në Facebook.

Qendra e re Botërore Tregtare ngrihet nga hiri

Postuar në 14 Mars, 2013 07:08

Ditën kur ranë Kullat Binjake, prefekti i New York-ut, Rudy Giuliani, pati deklaruar se ato do të ngrihen përsëri. “Ne do t’i rindërtojmë”, pati deklaruar Giuliani, pas sulmeve terroriste që përmbysën rrokaqiejt ikonë të Qendrës Botërore më 11 shtator të 2001. “Ne do të dalim më të fortë sesa më parë, më të fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht. Rrokaqielli do të ngrihet i tëri sërish”. Më shumë se një dekadë më vonë, një Qendër e re Tregtare ose “Kulla e Lirisë” është kompletuar pothuajse.

Retrospektivë: A janë aktualë këta rreshta të Nolit sot?

Postuar në 14 Mars, 2013 06:03

Si sot 87 vjet, Fan Noli botoi në gazetën “Immigranti” të Worcester-it një replikë të gjatë me gazetën “Dielli”, që botohej në Boston. Ndër të tjera, në këtë replikë ai shkruan:

Shqipëria vendi me çekuilibër financiar dhe borxhin publik më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 14 Mars, 2013 05:19

Borxhi publik i  Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të këtij viti në 63,8 %, të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP) në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB.   Referuar të dhënave të fundit:  Serbia e ka borxhin publik 58%, Kroacia 54%, Mali i Zi 52%, Maqedonia 31% dhe Bosnja 27%.

Shqipëria vendi me çekuilibër financiar dhe borxhin publik më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 14 Mars, 2013 04:35

Borxhi publik i  Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të këtij viti në 63,8 %, të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP) në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB.   Referuar të dhënave të fundit:  Serbia e ka borxhin publik 58%, Kroacia 54%, Mali i Zi 52%, Maqedonia 31% dhe Bosnja 27%.

Kur trainerët dhe futbollistët janë të helmuar me politikë

Postuar në 14 Mars, 2013 04:27

Në një shkrim pa autor të numrit të sotëm të gazetës Mapo (në faqen 2), zbulohet deri në fund ngjarja në Kavajë, ku u përfshinë dhe kryebashkiaku Elvis Roshi dhe trainer Nevil Dede. Fillimisht ka qenë një futbollist i Kavajës, Sokol Cikalleshi, që pas shënimit të golit në portën e Tiranës, ka ngritur bluzën, dhe në kanotieren e tij është lexuar fraza: Parid Cara gol.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme