Një lojë që ai e luan me shqiptarët - thotë Shenasi Rama për "miqtë e Berishës në Uashington"

Shenasi Rama mendon se mënyra se si formulohet politika e jashtme e SHBA, vecanërisht në lidhje me shtetet si shteti shqiptar, lë shumë pak hapësirë për ndërmjetës të tjerë përjashtë strukturave të sigurisë kombëtare të SHBA. "Por në Tiranë, një lidhje me cfarëdo firme të tillë konsiderohet simbas mendësisë katundare, që ky është “mik i filanit” se “ka mik mikun e filanit” në Uashington, dhe ai “miku i mikut” ka hyrë shtatë herë në muaj në Shtëpinë e Bardhë - shkruan ai në faqen e vet në Facebook.
Tema është sërish lobimi dhe Rama flet për një lojë që Berisha "e luan me shqiptarët" sipas tij. Shkruan Rama: "Veprimi për financimin e lobistëve është politik në sensin që duket sikur po influencohet në Uashington për Sali Berishën. Ajo që i intereson kryeministrit është që të duket se është i pranueshëm në Uashington, dhe se, “ka miq të fortë.” Këtë lojë ai e luan me shqiptarët. Por qeveria shqiptare duhet të merret me shqiptarët. Ambasadori i SHBA në Tiranë i ka të gjithë fuqitë e duhura, si dhe një hapësirë vendimmarrjeje të deleguar nga Presidenti i SHBA në lidhje me interesat e SHBA, si në lidhje me interesat jetike ashtu edhe me interesat dytësore. Qeveria shqiptare duhet të qeverisë e jo të bëjë shfaqje estrade me miq të paguar, e lojë katundarësh me fotografi ‘shtrengim duarsh’. Atëherë edhe të tjerët do ta marrin seriozisht..."
a.n.
FOTO LSA: Kryeministri Sali Berisha, gruaja e tij Liri dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu, gjate ceremonise se 4 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, ne hotel Sheraton, shkurt 2012
Comments
Po sakte e ka thene more.
<p>Po sakte e ka thene more. keshtu jemi te gjithe</p>
Po vërtet ska si të ndolli
<p>Po vërtet ska si të ndolli ndryshe kur 75% janë katundarë çfarë mund të presim</p>
Add new comment