Vizioni i ri osman i Turqisë dhe rishikimi i teksteve të historisë në Kosovë

Postuar në 14 Mars, 2013 10:27

Një arbëresh, Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, ka shkruar një shkrim të përkthyer e të publikuar nga Shqipi, me anë të të cilit ai ngrihet kundër praktikës së rishikimit të teksteve të historisë me një logjikë empatike. Është një praktikë që po adoptohet në Ballkan nën trysninë e Brukselit, por edhe të Turqisë. Autori italian me origjinë të hershme shqiptare është informuar nga gazetat e Prishtinës, se kjo gjë po ndodh edhe në Kosovë, dhe shkruan: “qeveria turke kërkon t’i imponojë Kosovës revizionimin me shumë ndryshime thelbësore të përmbajtjes së disa teksteve shkollore të historisë që kanë të bëjnë me periudhën osmane… Deklaratat e qeverisë turke – përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Songul Ozan – që synojnë ndryshimin e përmbajtjes së teksteve shkollore janë një akt i qartë fyerjeje ndaj kulturës, historisë, protagonistëve të ngjarjeve historike si edhe vetë studiuesve”, shkruan ai.

Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro është i skandalizuar nga format konkrete të rishikimit. Fjali të ngjashme me pohimin se “osmanët vranë shumë shqiptarë” nuk do të jenë më pjesë e teksteve të historisë. Po kështu, pohimi “pushteti osman ishte pengesë në hapjen e shkollave shqipe”, do duhet të bëhet “pengesa kish si nga pushteti osman, ashtu dhe nga kisha ortodokse greke”. Fjalët dhunë e vrasje do të zëvendësohen me fjalët pushtim e burgosje. Etj., etj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

As historia dhe as politika e popullit shqiptar nuk behet nga disa tipa e prototipa qe nuk jane as historiane dhe as politikane shqiptare, aq me teper nuk jane shtetas te Kosoves ose Shqiperise. Shqiptaret me 95% e tyre islam (si etnik ne te gjithe rajonin) kane qene pjese e Perandorise Osmane dhe kane kontribuar ne mbarevajtjen e kesaj perandorie si milet perberes nder shume milete; njesoj si BE-ja sot me miletet e saja.

Gjithashtu, kur muslimanet dhe banoret e tjere shqiptare jetonin dhe ndertonin kombesine me jeten sociale ne kete kohe (po ashtu edhe sot) arbereshet si Vincesi me te paret e tij, ruanin delet e italianeve si barinj. Tipa si ky, i shohin gjerat dhe politiken e sotme me syzet e fondamentalistit fetar, disa gazetaruce dhe gazeta i japin ''kredibilitet'' duke e fryre si tullumbace. Ne mbare rajonin duke nisur nga Bullgaria, Rumani, Kroacia dhe Hungaria historia e P Osmane po shqyrtohet ne baze te dokumenta dhe jo ne baxze te ''vije marksiste leniniste'' qe na e lane Diktaturat. Vinceses ne rradhe te pare i duhet thene se ai po e deshi shume popullin shqiptar, te merret me rishikimet per te kompensuar shqiptaret nga pushtimi italo-fashist.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ajo qe duhet te shtohet ne tekstet e historise se shqiptarve asht kjo shprehje: Pis Arnaut !!!!!!!!!!!

Submitted by Titi (not verified) on

Kjo ndodh kur duan te na bejne te sundojne Papet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.