Shqipëria vendi me çekuilibër financiar dhe borxhin publik më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 14 Mars, 2013 05:19

Borxhi publik i  Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të këtij viti në 63,8 %, të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP) në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB.   Referuar të dhënave të fundit:  Serbia e ka borxhin publik 58%, Kroacia 54%, Mali i Zi 52%, Maqedonia 31% dhe Bosnja 27%.

Në një artikull të titulluar "Shqipëria vendi me çekuilibër financiar dhe borxhin publik më të lartë në Ballkanin Perëndimor" faqja online e gjermanes DW shkruan: “Heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik rrezikon rritjen e mëtejshme të tij dhe daljen jashtë kontrollit.  Banka Botërore (BB), në mënyrë këmbëngulëse, përmes përfaqësuesve të saj e ka paralajmëruar qeverinë e Tiranës se nëse nuk ulet borxhi publik apo kombëtar, Shqipëria rrezikon ta pësojë si Greqia”.

Ellen Goldstein, Drejtorja e re e Bankës Botërore dhe Koordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore, që sapo e ka marrë këtë detyrë, në përfundim të vizitës së saj të parë në Tiranë, citohet nga DW të thotë që rekomandimi Nr 1. i BB-së është shlyerja e faturave të prapambetura të sipërmarrësve dhe investitorëve privatë, që kanë kryer punë të mëdha publike dhe nuk janë paguar nga qeveria, si një nga shkaqet e rritjes së borxhit publik. 

Sa duhet të jetë borxhi publik në vende si Shqipëria që të mos rrezikojë rritjen ekonomike? Sipas  Goldstein "niveli më i përshtatshëm i borxhit për një ekonomi në zhvillim si Shqipëria është rreth 40 për qind e PBB-së”. a.n.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ku mund te gjendet i tere artikulli dhe a eshte perkthyer nga ndonje media shqiptare? Faleminderit!</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kur jane administrue shqiptart ala franga ndonjihere ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.