A e ka Jezusi primatin e Dashurisë?

Postuar në 14 Maj, 2025 00:58
Avi Schwartz

 

Në nderim të prindërve të mi, Mordechai dhe Henya Schwartz, ndërkohë që mësoja në kongregacionin "Ner Mordechai" të Zichron Yaakov, nën drejtimin e Rabi Baruch Barnes, hasa në një pasazh që besoj se kërkonë vëmendjen e studiuesve të Torah, mësueve, por edhe historianëve. Një rresht i shkurtër në Me’am Loez, një antologji sefardike e Torah, shpesh e anashkaluar nga bota akademike, ruan heshturazi një të vërtetë që të dhënat historike duket ta kenë djegur. Nëse pranohet seriozisht, ajo sfidon një supozim që vazhdon prej kohësh rreth origjinave të një prej parimeve më ndikuese dhe morale të qytetërimit të botës. 

Narrativa standarde: Jezusi dhe Primati i Dashurisë

Tradita Kristiane, e përforcuar nga shekuj komentarësh dhe polemikash teologjike, e prezanton Jezusin e Nazaretit si të parin që ngriti versetin biblik:

Duaje fqinjin si veten tënde(Levitiku 19:18)

në statusin e urdhëresës qendrore të Torah. Në Ungjijtë, Jezusi portretizohet se e shpall këtë verset si më të madhin e të gjitha urdhëresave, duke sinjalizuar, në botëkuptimin Kristian, një shkëputje nga Judaizmi që përqendrohet mbi ligjin dhe ritualin drejt një të riu, të përqendruar mbi dhembshurinë dhe etikën ndërpersonale. Edhe brenda disa rrymave të mendimit hebre, ky vështrim nuk është sfiduar shumë – jo për shkak të dakordësisë, por për shkak të mungesës së një kundërprove tekstuale. Ajo heshtje tani është gati të thyhet.

Rrëfimi talmudik dhe Mendimi i munguar(Pasuk)

Historia e famshme në Talmudin e Babilonisë(Bavli), Shabbat 31a, tregon për një jo hebre që i afrohet Hilelit(një ndër të Diturit e hershëm, ardhur nga Babilonia, i linjës së Davidit dhe predikues i famshëm, drejtues i Sanhedrin shën.red) dhe i kërkon të konvertohet me kushtin që ai ta mësojë Toran të gjithë ndërkohë që qëndronte mbi një këmbë. Hileli iu përgjigj:

Mos i bëj një të njohuri atë që është e urryer për ty. Kjo është e gjithë Torah, çdo gjë tjetër është koment – ik dhe mësoje!

Është një shprehje brilante morale universale. Por vetë verseti “Duaje fqinjin si veten” – nuk citohet asnjëherë. Ndaj studiuesit dhe njerëzit e zakonshëm e kanë lexuar përgjigjen e Hilel si mençuri morale, por jo si një deklaratë të drejtpërdrejtë ekzegjetike(që shpjegon përmbajtjen e Biblës Hebraike) të rrënjosur te Levitiku 19:18. Deri më tani.

Midrashi(interpretimi rabinik) Me’am Loez: Një dëshmi e harruar

Në Me’am Loez – një komentar i Torah i pasur me shënime përpiluar fillimisht në shekullin e 18-të në Konstandinopojë, bazuar mbi një gamë të gjerë intepretimeve të mëhershme në gjejmë këtë frazë:

Një johebre erdhi para Hilelit dhe i kërkoi të konvertohej. Hileli i tha atij: I gjithë kuptimi i Torah përmbahet në versetin “Duaje fqinjin si veten

Ky citim i drejtpërdrejtë – që mungon në versionin Talmudik – e riformëson narrativën. Zbulon se Hileli e përdori versetin dhe se Talmudi ruan një version të thjeshtuar apo të parafrazuar që është i përshtatshëm për një kuptim më të gjerë, sidomos duke patur parasysh se Hilel po fliste me një johebre të pafamiljarizuar me strukturën e Torah.

Komenti i Rashit(Shlomo Yitzchaki shek. X-XI e.s shën.red) – një tregues fin

Për të mbështetur këtë lexim të tekstit, i kthehemi komentarit të Rashit mbi atë pasazh të Talmudit. Mbi fjalën “shokun tënd(your fellow) Rashi shkruan:

Shoku yt – literalisht(një person tjetër). Dhe është po ashtu e mundur(që i referohet edhe) (Zotit) të Kudondodhur.

Kjo është diçka më shumë sesa një parantezë gjuhësore. Fjala “רֵעֲךָ”(shoku yt) shfaqet pak herë në Tanak(Bibla e kanonizuar Hebraike), por përdorimi i saj më ikonik ndodhet te Levitiku 19:18. Frazimi i Rashit sugjeron se ai e sheh deklaratën e Hilelit si të rrjedhur direkt nga ky verset – i cili i aplikohet jo vetëm marrëdhënieve njerëzore, por edhe atyre hyjnore. Kështu, Rashi e lidh qetësisht hendekun mes parafrazimit të Gemarës(63 libra të analizave rabinike të prezantuara në Talmud dhe në traditën orale hebraike) dhe asaj çfarë ka patur ndërmend themeleusi biblik Hilel.

Rishkrimi i rendit kohor: Kush e tha i pari?

Rendi kohor është i qartë.

A u mësua Jezusi në shkollën e Beit Hilel?(një ndër dy shkollat e studimit të ligjit në tre shekujt e parë të Erës së Re (shën.red)?

Implikimi shkon më tej. Jezusi jetoi gjatë viteve të fundit të Hilelit dhe arriti pjekurinë gjatë ngritjes së shkollës së Beit Hilel, mësimet e së cilës ishin përhapur në Galile – rajoni ku jetoi dhe mësoi Jezusi. Shumë prej mësimeve të famshme etike të Jezusit – përfshirë mos-hakmarrjen, përultësinë dhe dhembshurinë – ruajnë ngjashmëri të spikatura me mësimet e njohura të Hilelit dhe dishepujve të tij. Është e bazuar historikisht të thuhet se:

Jezusi mund të mos e ketë rinovuar primatin e dashurisë në Tora; ai mund ta ketë trashëguar atë

Qoftë nga shkolla Hilel apo pasuesve të tij, vlerat që Jezusi shpreh ishin tashmë të pranishme në Beit Midrash(shkolla e mësimit të Ligjit Oral) dhe Hileli e kishte inkuadruar një gjë të tillë si zemrën e Toras.

Pse ka rëndësi një gjë e tillë?

Kjo nuk është një çështje polemike apo krenarie. Është një çështje e integritetit historik dhe dinjitetit hebraik. Pretendimi se Judaizmi ishte një religjion i ligjit, kurse Kristianizmi prezantoi dashurinë, është një deformim historik, i tillë që ka kontribuuar në keqkuptim, tëhuajësim dhe madje persekutim. Rishpallja e autorësisë së Hilelit mbi këtë parim nuk zhvlerëson të tjerët – thjesht rivendos të vërtetën. Judaizmi ka mësuar përherë se dashuria është zemra e Toras. Dhe Hileli, jo Jezusi, ishte i pari që e shprehu publikisht dhe përfundimisht.

Përfundim

E zbulova këtë jo në ndonjë arkivë universitare, por në Beit Midrash, qarkuar nga Torat e sotme dhe kujtesa e prindërve të mi, që më mësuan se e vërteta dhe dashuria janë të pandara. Nëse do të ndërtojmë një botë të kuptimit dhe dashurisë, ne duhet ta ndërtojmë atë mbi të vërtetën. Dhe e vërteta është:

ואהבת לרעך כמוך - Duaje fqinjin si veten – nuk është një ideal Kristian huazuar nga Judaizmi. Është një ideal hebre, mësuar nga një prej më të mençurve tanë dhe rrënjosur në Toran e dhënë në Sinai.

Të korrigjohen të dhënat!

Të ndriçojë drita e Hilelit!

Burimi: The Times of Israel

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po, dhe po te shtojme aty se esht harruar nje presje ne kap. 13 fraksion dy, i bie qe Moisiu u rrethpre mw pas, ne moshen 99 vjecare, po ashtu qw Jakobi kishte edhe nje bir te jashtligjshem nga ata 12 te njohur!
O Zot, nwse ekziston dhe na lexon, c'jane keta budallenj, qe perfitojne vetem nga fe-nacioni i tyre cifuto-izraelit dhe, per kete shkak, i japin te drejte vetes (sic arabet me Kuranin, Muhametin dhe hadithet e tyre) te na bombardojne 24 ore cdo dite dhe 365 dite te vitit -permes mediave- me gjithfare ksij budadalleqesh! Bibla e Vjeter (afersisht Torahu judeo-hebraik) dallon per devizen: sy per sy e dhemb per dhemb; Ungjilli dallon per devizen: kur te qellojne ne njeren faqe, ktheji edhe tjetren! Pra, c'hyjne ne pune disa shprehje, fjali e fjale te vecanta tek Bibla apo Ungjilli! Keto jane te rrahesh uje ne hava, sic -ne te vertetw- jane te dy librat, packa ndryshimit te tyre qe permendem me lart e qe vete fetaret e pranojne!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.