Dramatike/Kompleks inferioriteti ndaj Edi Ramës në Greqi

Postuar në 09 Maj, 2025 16:14

Një opinion i publikuar në gazetën “Kathimerini” me autor Stavros Tzimas ilustron sesa pak e njohin analistët e vendit fqinj mjedisin politik në Shqipëri. Që nga titulli: A po bëhet Edi Rama Enver Hoxha i radhës?

Pyetja e vendosur kështu nga Tzimas e bën këtë të fundit një person të paaftë të kuptojë thelbin e krizës shqiptare. Ish-ministri i Jashtëm Elefteros Venizellos ishte shumë më i kthjellët vite më parë kur u shpreh se “Enver Hoxha ishte një personalitet” në krahasim me hajdutin e sotshëm në Tiranë.

Dhe ishte personalitet edhe në një aspekt që ndoshta ne brenda nuk e shihnim: në partneritetin me njerëz të të të njëjtës kauzë. Kjo patjetër nuk e bën atë më të mirë, më pak tiran dhe më gjakësor, por ishte një person me një rreshtim, që i dha formë një politike shtetërore. Të mos harrojmë diçka me shumë rëndësi: bota e asaj kohe ishte botë e blloqeve që afektonin çdo analizë dhe vende neutrale si Shqipëria apo Jugosllavia, ishin anekse të një qetësimi relativ.

Enver Hoxha imponoi apo udhëhoqi një transformim social të të gjitha raporteve të shoqërisë shqiptare – me dhunë të paprecedentë – Edi Rama ka udhëhequr vetëm një transformim të jashtëzakonshëm të xhepave të vet dhe të xhepave të shushunjave të kënetës socialiste.

Tzimas vazhdon pastaj me sondazhet që i japin Ramës një fitore, flet për Berishën dhe “elokuencën e tij të mprehtë”, ecën më tutje me Ramën që është intelektual që harxhon orë të tëra duke pikturuar në zyrë, vazhdon e zografis imagjinatën e vet se Rama dhe Berisha janë mbështetës të vendosur të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ndonëse sipas Tzimas, Rama ka bindur partnerët se ai është i vetmi politikan që mund të garantojë stabilitetin në Shqipëri, por edhe mes popullsive të tjera shqiptare në Ballkan ku sipas Tzimas ai ka shumë ndikim.

Teksa pranon se problem kryesor është mungesa e opozitës, portretizimi i Ramës nga Tzimas është shumë problematik kur i sugjerohet një audience si ajo greke. Sepse ajo ushqen një bindje për një politikan shumë të zotin, që lundron në ujërat ndërkombëtare dhe kështu vepron si agjent mistifikimi për këtë kodosh të rrallë të Adriatikut Lindor.

Nuk është e qartë se çfarë i sugjestionon njerëz si Tzimas tek ky Edi i Tiranës, një palaço që di vetëm të provokojë situata të momentit, por as ka një grimë të fibrës së politikanit që asociohet me një shtet apo një ide serioze.

Është e paqartë lehtësia me të cilën një gagarel mediokër në çdo pikëpamje si ky Edi Rama depërton në mjedise të politikës ndërkombëtare dhe që këtu ne duhet të kuptojmë se çfarë është reduktuar ky mjedis në këto kohë. I sunduar nga laraska si von der Leyen, Mogherini, varianti italian i Majlinda Bregut, Meloni e me radhë, patjetër që një gallof me tuta dhe CV-në e artisto-sportisto-hajduto-politikani-venieciano-beratso-vlonjato-raguziano-katoliko-bektasho-ortodoks të shfaqet si një kafshë e rrallë në kopshtin zoologjik të politikës së sotme sidomos kur i fut “i t’llapme si tirons”.

Është për të ardhur keq që një vend fqinj si Greqia i shtyu 30 vitet e fundit sa duke u marrë me fshesa dhe farashanë ndaj emigrantëve, sa duke deleguar ndikimin e vet te Kisha apo tre – katër njerëz që mbetën dyerve të politikës, aq edhe duke ngrënë karremin e Edi Gllaros të cilit i hapën edhe një ekspozitë dhe sot e admirojnë me provincializëm siç bën ky Tzimas.

Shpresojmë vetëm që epitetet mos të jenë fyer, por atyre u është ngjitur Edi si muti pas këpucës. Por Tzimas patjetër që do shkruajë një pjesë tjetër edhe më admirative.

s.zaimi

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Eshte me shume e mundshme qe ketij Tzimas t'ia kene lyer rroten me ndonje zarf me Euro, pastaj i kane dhene edhe shkrimin dhe ai ka perfituar edhe honorarin e gazetes. Ne qofte qe e ka thjesht nga vetja atehere ketij Tzimas-it i duhet rekomanduar nje vizite urgjente tek Psikiatri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.