Arkiv-Lajme
Hungari: lamtumirë shtet juridik?
Megjithë protestat masive në vend dhe jashtë vendit, Hungaria i ka miratuar ndryshimet kushtetuese. Gjykatës kushtetuese i është marrë pushteti. Ajo ishte institucioni i fundit që i kundërvihej qeverisë.
Media, kujdes me raportimet. Vetëvrasja, dukuri që imitohet – thonë dy psikiatër në Prishtinë e Tiranë
Dy mjekë psikiatër, Naim Fanaj në Prishtinë dhe Ariana Reli në Tiranë janë intervistuar në numrin e sotëm të së përditshmes DITA lidhur me ndikimin që ka në shtimin e vetëvrasjeve mënyra si raportohen ato në media.
Fevziu shpjegon pse Berisha nuk shkon në Opinion, dhe pse ai nuk mund të shkojë në studio dosido
Moderatori i programit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu, ka dhënë një intervistë të gjatë për Mapon. Është një intervistë dhënë kryeredaktorit Arion Sulo, dhe në fokus ka letrën e hapur që Berisha i ka dërguar Çilit, në të cilin na bën me dije se, në rrethanat e dashurisë së sapozbuluar me rrjetet sociale, ka rënë interesi i tij për studiot televizive; qoftë dhe për studion e Fevziut, të cilën e ka pasur të preferuarën e vet.
Artan Hoxha thotë se ka refuzuar kërkesën e PD-së për ta patur si kandidat për deputet. Por ndjehet i nderuar
Analisti Artan hoxha, ish-kandidati për postin e Presidentit të Republikës, ka refuzuar një kërkesë të PD-së për ta patur në listën e kandidatëve për deputetë në Durrës. “Po, është e vërtetë që kam patur një kërkesë serioze nga PD-ja”, ka thënë ai në programin e Aleksandër Furrxhiut, në televizionin AS. Dhe ka nënvizuar: “Jam ndjerë shumë i nderuar nga kjo kërkesë”. E motivet e refuzimit i jep në një prononcim për Mapon.
Shënim: Pse të mos votojnë edhe 3-vjeçarët?
Më rastisi sot të jem në të njëjtën dhomë me një 3-vjeçar gjatë gjysmë orës së emisionit kryesor të lajmeve të një televizioni kombëtar shqiptar. Gjatë asaj gjysmë ore, dolën në ekranë politikanë të ndryshëm, shumica shqiptarë e pak të huaj. 3-vjeçari i hidhte sytë herë pas here nga ekrani, por nuk reagonte ndaj atyre që shihte. Kur doli Kryeminstri i Shqipërisë, 3-vjeçari tha: “Gabim, Berisha! Mos bërtit!” E ëma e 3-vjeçarit u mundua ta justifikonte të birin, duke thënë se atij nuk i pëlqente kur dikush bërtiste.
Futet në lojë Celentano “për një aleancë Bersani-Grillo”; dhe lë të kuptohet se Grillo po e zhgënjen
Këngëtari dhe showman-i i njohur italian, Adriano Celentano, i ka dërguar një letër publike Pier Luigi Bersanit, udhëheqësit të së majtës që doli i pari, por jo fitimtari, në zgjedhjet e sapo mbajtura, dhe në këtë letër, pasi i thotë se nuk ka pse t’i hapë rrugë ndokujt për të bërë qeverinë (të takon ty, i thotë me fjalë të tjera), i kërkon të njohë Grillon si promotorin e ndryshimit që po ndodh në Itali, dhe t’i drejtohet komedianit të shndërruar në politikan me fjalët: “Io, Pierluigi Bersani do të jem kryeministri që bie dakord me ato pika të programit tënd, të cilat që të dy mendojmë se
Thahet Liqeni (bëhet Pustec)
Nga Shekulli marr vesh se komunës Liqenas, në zonën e Prespës, do t’i kthehet emri i vjetër Pustec, me kërkesë të banorëve. Banorët e komunës janë të pakicës maqedonase, ose – siç e formulon gazeta – janë “të deklaruar si maqedonas.” Vazhdon “Shekulli”: Emri Pustec i takon terminologjisë sllave, që në shqip do të [thotë] “shkretëtirë.” Se ç’hyn terminologjia këtu, vetëm E.Sh.-ja që ka përgatitur shkrimin mund ta shpjegojë.
Berisha u premton mësuesve "rroga më të larta se në disa vende të BE" (por shumën e thotë në... dollarë)
Berisha ka inauguruar sot shkollën profesionale në Kamëz. dhe ka premtuar (me garanci): “Garantoj mësuesit se katër vitet që vijnë rrogat e tyre do të njohin një rritje 2- 3 herë më shumë se indeksi i çmimeve dhe ajo do të jetë mbi 700 dollarë në muaj. Mësuesit do të paguhen më mirë sesa paguhen dhe në disa vende të Bashkimit Europian... Zotimi ynë është, katër vitet që vijnë mësim dixhital në çdo klasë, kompjuter në çdo klasë, arsim profesional falas, ndryshim rrënjësor të kurikulave, bibliotekë virtuale dhe reale, do ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë”.
Lirohet Rroshi dhe i drejtohet Berishës: Ti nuk e ke harruar humbjen në Kavajë, por edhe Kavaja nuk harron...
Gjykata e Kavajës ka liruar kreun e kësaj bashkie, Elvis Roshi, që u arrestua dy ditë më parë me akuzën e dhunimit të trajnerit të Tiranës, Nevil Dede (në foto). Gjykata ka thënë se arrestimi i Roshit në flagrancë ka qenë i paligjshëm.
Shënim: Barra fiskale mbi pagën e një mësuesi është 50 % më e madhe se ajo mbi pagën e kryeministrit
Të ardhurat mujore nga puna taksohen në mënyrë direkte me tatimin mbi të ardhurat personale, mer kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe me kontributet e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë sa 9,5 % e pagës mujore dhe zbatohen deri në të ardhurat mujore 91,475. Pjesa e të ardhurave mbi këtë vlerë nuk është subjekt i zbatimit të përqindjes së kontributeve.