Lirohet Rroshi dhe i drejtohet Berishës: Ti nuk e ke harruar humbjen në Kavajë, por edhe Kavaja nuk harron...

Postuar në 12 Mars, 2013 12:18

Gjykata e Kavajës ka liruar kreun e kësaj bashkie, Elvis Roshi, që u arrestua dy ditë më parë me akuzën e dhunimit të trajnerit të Tiranës, Nevil Dede (në foto). Gjykata ka thënë se arrestimi i Roshit në flagrancë ka qenë i paligjshëm.

“Nuk kam ushtruar asnjë lloj dhune mbi trajnerin e Tiranës...Kam zbritur poshtë për të qetësuar gjakrat e ndezur nga një gjest i nxituar i tij dhe nuk kam pasur asnjë arsye tjetër.  Por megjithatë nuk ndjehem mirë që i dhashë një sebep sado të vogël atyre që nuk i zë gjumi që në 8 maj 2011 nga dëshira për të më bërë keq. Konkretisht Sali Berishës, i cili përmes Flamur Nokës dhe Agron Kuliçajt ka organizuar forca të tëra survejimi e provokimi ndaj meje" - thuhet në një reagim për media të Rroshit.

Sipas kryebashkiakut Berisha nuk e gëlltit dot faktin që Kavaja e përzuri me votë: "Ai kërkon të hakmerret me çdo kusht me Kavajën, por në fakt ai me Kavajën nuk lahet gjithë jetën. Ka marrë votat 20 vjet dhe nuk ka lënë gënjeshtër pa thënë 20 vjet me radhë. Deri edhe sjelljen e detit në Kavajë ka premtuar.  Në 23 qershor do ta mësojë përfundimisht se Kavaja nuk harron”. Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Roshi The Peacemaker!!!

Ka shkuar poshte per te qetesuar gjakrat, e kuptoni apo jo?

Submitted by Mister Green (not verified) on

Çfarë absurdi! Këta tipa për nga intelekti e kultura as për të pastruar trotuaret nga çamçakëzat nuk bëjnë.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ma do menia qe po merr , se ky jevgu i Tirones , duhet te jete gjaknxehte ! Keshtu e kane jevgjit ....prandaj thone mos merr zjarr si pushka e jevgut ose e Nevil Dedes ...

Submitted by Kavaja (not verified) on

censuruar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.