Berisha u premton mësuesve "rroga më të larta se në disa vende të BE" (por shumën e thotë në... dollarë)

Postuar në 12 Mars, 2013 12:27

Berisha ka inauguruar sot shkollën profesionale në Kamëz. dhe ka premtuar (me garanci): “Garantoj mësuesit se katër vitet që vijnë rrogat e tyre do të njohin një rritje 2- 3 herë më shumë se indeksi i çmimeve dhe ajo do të jetë mbi 700 dollarë në muaj. Mësuesit do të paguhen më mirë sesa paguhen dhe në disa vende të Bashkimit Europian... Zotimi ynë është, katër vitet që vijnë mësim dixhital në çdo klasë, kompjuter në çdo klasë, arsim profesional falas, ndryshim rrënjësor të kurikulave, bibliotekë virtuale dhe reale, do ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë”.

Reagimi i kryesocialistit Rama ka ardhur nga profili i tij në Twitter: “Inauguron për të dytën herë shkollën profesionale në Kamëz. Hera e tretë pas pak javësh! Pjesëmarrja në inaugurime, është i vetmi punësim në Kamëz”. a.n.

 

Foto LSA: Berisha, duke folur per gazetaret gjate nje takimi me nxenes rome te shkolles 9 vjecare “7 Marsi”

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p><strong>skeme e njohur &nbsp;e ngrites se rrogave &nbsp;e zbatuar me &nbsp;&quot;suksesin&quot; qe te gjithe e dine ne Greqi,ku per 25 vjet qeverite merrnin borxhe per te paguar me rroga te majme simpatizantet.KUJDES!Rrogat i hanin vetem simpatizantet ,por borxhet do ti paguaje populli.E gjithe administrata gelon nga kembelepiresit e PD ,RASTESI?-NUK E BESOJ!</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.